KRYESHEF EKZEKUTIV – PRISTINA
Deyrat dhe përgjegjësitë
- Kryeshefi Ekzekutiv i bankës është përgjegjës për ligjshmërinë e veprimtarisë së
bankës dhe zbatimin e strategjisë së përcaktuar afariste të bankës;
- Përfaqëson bankë dhe vepron si agjent i saj;
- Zbaton vendimet e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, komitetit të auditimit dhe bordit të drejtorëve;
- Organizon dhe menaxhon veprimtaritë e bankës;
- Merr vendime për të gjitha çështjet të cilat nuk janë në kompetencë të mbledhjes
së përgjithshme të aksionarëve, komitetit të auditimit dhe bordit të drejtorëve të
një banke;
- Kryen funksione tjera në përputhje me ligjin, aktin e themelimit të bankës dhe
aktet tjera të përgjithshme;
- Kryeshefi ekzekutiv mund t’ua delegojë të tjerëve një pjesë të kompetencave të
tij.
- I punësuari i raporton drejtpërdrejt Bordit të Drejtorëve të Bankës;
- I Punësuari ka për obligim që, Bordit të Drejtorëve, ti ofroj në dispozicion të plotë
dhe të shpejtë, të gjitha informatat në lidhje me afarizmin e Bankës;
- I Punësuari ka për obligim që të veprojë në përputhje me udhëzimet e ligjshme të
- dhëna nga ana e Bordit të Drejtorëve;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Bordi i Drejtorëve;
- Niveli i lartë i shkollimit, preferuar niveli master në administrim biznesi dhe
menaxhment;
- Njohuri të avancuara dhe të thella të sektorit bankar;
- Njohuri të mira të qeverisjes korporatave, ligjeve dhe rregullave në fuqi;
- Së paku 10 vite përvojë pune në sektorin bankar, 5 vite përvojë në pozita
udhëheqëse/ekzekutive me theks të veçantë në fushën e zhvillimit te biznesit;
- Aftësi të avancuara analitike, zgjedhje të problemeve dhe marrje të vendimeve;
- Njohuri të mira të ambientit makro ekonomik në Kosovë, përfshirë performancën
e industrive;
- Aftësi të shkëlqyera të udhëheqjes, menaxhimit të kohës dhe komunikuese
- Aftësi për të performuar dhe menaxhuar nënpresion dhe afate kohore;
- Vëmendje të skajshme në detaje.
KOMPETENCAT KYÇE
- Integriteti dhe Besimi.
- Përcaktimi I prioriteteve.
- I/e orientuar drejtë zgjedhjes së problemeve.
- Planifikimi.
- I/orientuar drejt rezultateve.
PAGESA: Shumë konkurruese
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: k.qorraj@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z.Kreshnik QORRAJ në numrin e telefonit +383 44 22 44 66 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 23.10.2020
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!