MENAXHER SHITJE

Në emër të një prej klientëve tanë,kompani e pajisjeve elektroshtëpiakeve,jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:


 

Menaxher Shitje

PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM

Menaxheri I Shitjeve eshte drejtuesi me I larte I departamentit te shitjeve me shumice dhe pakice. Ai harton buxhetin dhe strategjine e shitjeve te te gjithe kanaleve te shitjes, organizon stafin dhe departamentet per arritjen e objektivave te kompanise. Objektivi I ketij pozicioni eshte te rrise te ardhurat per departamentin e shitjeve duke synuar nje rritje te qendrueshme per aktivitetin tregetar te kompanise.

Detyrat kryesore:

  • Pregatit buxhetin e shitjes per departamentet e shitjeve , dhe pas shitje (servisin) duke buxhetuar ne menyre te detajuar objektivat per secilen njesi shitje dhe te pas-shitjes (servisit);
  • Bashkepunon ngushte me ekipin e Marketingut dhe Finances per Strategjine, zhvillimin dhe shperndarjen e objektivave vjetore te shitjes;
  • Planifikon dhe harton objektivat mujore (target) se bashku me nje plan pune per arritjen dhe monitoron arritjen e tyre nga secila njesi shitje;
  • Menaxhon ekipet e shitjes , dyqanet, ekipin e shumices dhe te profesionaleve , logjistiken dhe servisin;
  • Rekomandon strategjite e shitjes per permiresim bazuar ne hulumtimin e tregut dhe konkurences;
  • Bashkepunon me ekipin e Marketingut për të pozicionuar sa me mire markat e portofolit te kompanise;
  • Bashkepunon ngushte me ekipin e Finances per produktet e reja, produktet ne oferte dhe percjell informacionin tek ekipet e shitjes;
  • Harton plan vizita te vazhdueshme ne dyqanet e kompanise per te monitoruar zbatimin e standarteve te kompanise , planet e zhvilluara dhe ecurine e shitjeve;
  • Raporton ne baze javore performancen e ekipeve te shitjes , dyqaneve, Ekipit te shumices, dhe profesionaleve duke perfshire Xhiron Javore, Numrin e Klienteve te rinj, numrin e kodeve te listuara, numri i klienteve te rinj dhe puna me imazhin e markave te kompanise dhe revizon planet e javes se ardhshme duke ju pershtatur planit afatgjate te kompanise dhe situates reale;
  • Krijimi dhe zhvillimi i marrëdhenieve të mira me klientët / partneret duke përmiresuar imazhin e brandeve të kompanisë;
  • Harton planin e takimeve me bashkepunetoret e kompanise ne baze javore dhe raporton per realizimin e ketij plani;
  • Miremban databazen e bashkepunetoreve dhe e azhornon ate ne menyre te vazhdueshme;
  • Merr pjese kur eshte e nevojshme ne takimet dhe negociatat e kontratave me klientet e pajisjeve profesionale;
  • Studion tregun e pajisjeve profesionale ne vecanti dhe zhvillon strategji te ndryshme per penetrimin e tregut;
  • Rekruton dhe trajnon stafin e shitjes. Mban pergjegjesi per gjetjen dhe mbajtjen e stafit te ekipeve te shitjes;
  • Eshte pergjegjes per mbikqyrjen e stafit dhe sigurimin e  menaxhimit të drejtimit për të nxitur shitjet. (Monitorim të përditshëm të realizimit të planeve individuale, adresimin e çështjeve problematike me Drejtuesit e Kompanisë, krijimin e një plani promocional, në bashkëpunimin me pjesën tjetër të ekipit të shitjeve dhe Marketing-un, për rritjen e performancës);
  • Kryen Vleresimin e Performances se stafit qe ka nen varesi;
  • Kontrollon efikasitetin e punes se stafit ne varesi, monitoron menaxhimin e tij dhe ndihmon ne zhvillimin e stafit;
  • Monitoron shfrytezimin me eficience te kohes se punes te stafit ne varesi;
  • Menaxhon klientet problematike gjate shitjes dhe pas shitjes;
  • Mban kontakt te vazhdueshem me partneret nderkombetare te markave per nevojat e ndryshme te informacionit dhe shkemben informacion ne lidhje me strategjite e markave;
  • Kontrollon nivelin e stokut dhe garanton qe te operohet brenda buxhetit;
  • Koordinon punen midis ekipit te shitjes , te logjistikes dhe servisit;
  • Detyra te tjera ne funksion te punes dhe pozicionit qe mund ti ngarkohen nga eprori.

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Arsim I larte ne fushen e biznesit (Menaxhim Biznes, Ekonomi, Finance);
  • Nivel I Avancuar I gjuhes Angleze;
  • Njohuri te mira te paketes Office, Financa 5 , Microsoft Dynamics Navision perben avantazh;
  • Minimumi 5 Vjet experience ne shitje;
  • Minimumi 3 vjet experience ne menaxhim
  • Njohuri te mira te shitjes ne terren perben avantazh;
  • Komunikim I shkelqyer me shkrim dhe verbal;
  • Perqasje Analitike;
  • I qendrueshem ndaj stresit dhe punes ne presion;
  • Aftesi te mira negociuse me klientin;
  • I vetemotivuar , I afte per tu pershtatur dhe punuar ne grup.

PAGESA:Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 03/09/2020


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

MENAXHER RAJONAL SHITJESH

Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani e njohur ne tregun shqiptar,po kërkojmë në Tiranë:

MENAXHER RAJONAL SHITJESH


Përgjegjësitë kryesore:
• Kërkon dhe synon klientë të rinj;
• Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj, përfitimet, bonuset, skemat e ndryshme dhe çdo lloj komunikimi në lidhje me mbledhjen e informacionit të tregut;
• Është përgjegjës për zhvillimin dhe kryerjen e aktiviteteve të shitjes në tregun e tij të caktuar;
• Përcakton kërkesat e biznesit të klientit dhe nëse produktet që konsiderohen janë të përshtatshme;
• Mirëmban të dhëna të sakta për të gjitha raportimet, shitjet dhe raportet e aktivitetit të paraqitura nga mbikëqyrësi i tij;
• Mirëmban njohuri të hollësishme për produktet ose shërbimet e kompanisë;
• Përgatit raporte mbi performancën e shitjes;
• Përmbush detyra të reja të caktuara nga kompania në kuadër të arritjes së misionit dhe qëllimit të saj

Kërkesat e profilit:
• Të ketë kryer studimet e larta;
• Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh;
• Njohje të gjuhës angleze;
• Aftësi prezantuese;
• Aftësi komunikimi me shkrim dhe me gojë;
• Aftësi në përdorimin e mjeteve si Webflex, Paketa Office;
• I orientuar ndaj zbatimit të afateve, aftësi koordinuese dhe komunikim të mirë në grup.

PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 3430 (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 11/06/2020.

MENAXHERE SHITJESH

Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani lider në shitjen e produkteve ne fushën e kozmetikës, jemi duke kërkuar:

MENAXHERE SHITJESH

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Identifikon, vlerëson dhe plotëson nevojat e klientëve;
  • Qëndron e informuar në zhvillimin e tregut;
  • Monitoron prezencën e produkteve në treg;
  • Të mbajë kontakte te vazhdueshme me klientët, individë dhe biznese;
  • Vendos dhe zhvillon marrëdhënie të qëndrueshme midis kompanisë dhe klientëve.

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Eksperiencë pune të mëparshme në pozicion të ngjashëm;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Aftësi organizative;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, shkathtësi dhe elokuencë;
  • Të zotëroj gjuhën angleze.

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 24/02/2020. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

MENAXHER SHITJESH

Në emër të një prej klientëve tanë, një shtëpi botuese prezente prej 20 vitesh në tregun shqipëtar, jemi duke kërkuar:

MENAXHER SHITJESH

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të mbajë kontakte të vazhdueshme me klientët ekzistues dhe të rinj
  • Mbajtja dhe zhvillimi i bazës së klientëve;
  • Rritja e nivelit të shitjeve;
  • Gjetja e klientëve të rinj;
  • Ndihma klientëve në kërkesat e tyre

Kërkesat e profilit:

  • Person ambicioz dhe i orientuar ndaj rezultateve në punë;
  • Të jetë I komunikueshëm dhe organizues
  • Eksperiencë e mëparshme në profil të ngjashëm;
  • Leje drejtimi klasi B.

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 24/02/2020. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!