MENAXHER PROJEKTI

Në emër të një prej klientëve tanë,një nga firmat kryesore për material elektrike,elektronike dhe telekomunikacioni,jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:


MENAXHER PROJEKTI

 Pergjegjesite:

  • Pergatit dokuementat per fillimin e punes ne objekte sipas listes ne dokumentin ”Procedura Hapje Kantieri”;
  • Kontrollon dhe pergatit nje plan buxhet te plote per projektin mbasi ka kontrolluar vizatimet e projektit, specifikimet e tij, kontraten dhe oferten e miratuar nga investori / kontraktori;
  • Planifikon dhe pergatit planin e punes (time schedule) per projektin;
  • Planifikon fuqine puntore per tju pergjigjuur kerkesave te kantierit dhe perfundimit te projektit brenda afateve te rena dakort;
  • Mbledh nga ing. Kantierit ose Skuadra Punes nevojen per materiale, vegla, mjete ndihmese etj nga kantieri;
  • Planifikon dhe informon administratorin / drejtues teknik per te gjitha mjetet e punes te nevojshme per plotesuar me suskes dhe ne kohe projektin;
  • Analizon kerkesat per materiale, vegla, mjete ndihmese nese jane perputhshmeri me projektin elektrik dhe dergon ato tek furnitori per ti kaluar ne porosi prane furnitorit perkates;
  • Monitoron me ing. Kantierit ose Skuadren e Punes ecurine e punimeve ndertimore per kryerjen e punimeve ne kohen perkatese;
  • Kur eshte e nevojshme pergatit dhe propozon per ofertim kerkesa te projektit per zera te parashikuara ne kontrate;
  • Menaxhon korrenspondecen dhe dokumentat e projektin ne perputhje me kontraten ose sipas praktikave te kompanise;
  • Pergatit ne kohe timesheet (koheshenues) per projektet e ngarkuara dhe dorezon sipas afatit te paracaktuar  ato prane departamentit te finances;
  • Negocion dhe zgjidhe kerkesat e klientit;
  • Asiston kostoisin me informacione teknike qe sherbejne per menaxhimin e aspektit financiar te projektit;
  • Perfaqeson kompanine ne takime nga investitori/kontraktori lidhur me projektin;
  • Supervizon dhe monitoron ing. Kantierit / Skuadren e punes per projekte qe eshte pergjegjes;
  • Menaxhon faturimin e objektit duke u dakortesuar me departamentin e Finaces dhe dorezon ne kohe dokumentacion e kerkuar per te mundesuar faturimin mujor;
  • Pergatit dhe dorezon te gjithe dokumentacionin per procedurat e mbylljes se projektit sipas kontrates ose sipas kerkesave te investitorit;
  • Kryen post analiza per kostot e projektit,  per te percaktuar vende me hapsira per permiresime ne projekte te tjera.

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Njohuri te politikave te kompaniese per ruajtjen e informacionit;
  • Posti punes perfshin pergjesit si mesiper por dhe detyra te tjera qe mund te caktohen nga Administratori ose Drejtuesi Teknik ne perputhje me rregullat e punes.

AFTËSI TË TJERA:

  • Komunikim te mire dhe profesionale me stafin ne te gjitha nivelet, kliente, furnitore etj;
  • Arsim te larte Inxhinieri Elekrike;
  • Aftesi per te kryer detyra ne menyre profesionale dhe brenda etikes se punes;
  • Aftesi per te motivuar veten dhe grupet e punes;
  • Perdorim te Autocad;
  • Perdorim te kapes Microsoft Office (Word, Excel);
  • Leje Drejtimi Kategoria B;
  • Gjuhe te huaj ne nivele mesatare Anglisht;
  • Gjuhe te huaj ne nivele mesatare Italisht.

PAGESA:Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 30/03/2021


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

MENAXHER PROJEKTI



 

PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM

Në emër të një prej klientëve tanë,kompani projektuese elektrike,jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

Menaxher Projekti

Menaxheri I Projektit  planifikon, organizon dhe kontrollon punimet për të qendruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar brenda afateve të paracaktuara pa cenuar cilesinë e punimeve. Orienton grupet e punes në objekte dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të rregullores së sigurimit teknik.Gjithashtu, është përgjegjës për zhvillimin e projekteve elektrike, dhe zbatimin e sistemeve/instalimeve elektrike në te gjitha objektet që kompania zhvillon.

Detyrat kryesore:

  • Koordinon përgatitjen e dokumentacionit të duhur tekniko–ligjor për institucionet respective;
  • Kordinon punen midis grupeve të ndryshme në objektet ku do kryhen punimet elektrike;
  • Harton planet e zhvillimit te projekteve dhe është përgjegjës për zbatimin e tyre;
  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punimet e specialistëve elektrikë duke u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas standarteve dhe parametrave të përcaktuara në project;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
  • Shqyrton dhe harton kostot e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
  • Udhëheq hartimin dhe rakordimin e situacioneve mujore me investitoret;
  • Harton dhe mbikqyr planin për mirëmbajtjen periodike të sistemeve elektrike ne përputhje me standartin teknologjik.
KËRKESAT E PROFILIT:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike. I preferuar profilizimi ne drejtimin energjitik;
  • Nivel eksperience pune jo me pak se 5(pese) vite në pozicione të ngjashme;
  • Njohuri te mira te  programeve: Autocad, llogaritje Teknike Elektrike / DIALUX , etj. 

AFTËSI TË TJERA:

  • Të njohë dhe interpretojë skemat elektrike të fuqisë dhe komandimit;
  • Të njohë dhe të interpretojë skemat e qarqeve elektronike të fuqisë dhe kontrollit;
  • Të njohë llogaritjet teknike-elektrike të impianteve elektrike;
  • Furnizim,shpërndarje,komandim të energjisë elektrike dhe sinjaleve TM/TU;
  •  Aftësi të mira në projektimin dhe koordinimin e punimeve elektrike;
  •  Njohuri në përpilimin e preventivave dhe kontratave për sipërmarje në instalimet elektrike;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;                        
  • Të zotërojë etikë dhe integritet professional;
  •  Aftësi për të punuar në grup dhe iniciativë;
  •  Të jetë i pajisur me patentë të vlefshme drejtimi.

PAGESA:Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë. Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 06/01/2021