Kosovo, Prishtina

UDHËHEQËS I DEPARTAMENTIT TË FINANCAVE

May 7, 2021

Job Description

Job Good! Life Good!

The HeadHunter Group është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe  Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine,  Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në  industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët.  Në emër të klientit tonë, po kërkojmë të punësojmë në ,Prishtinë:

 UDHËHEQËS I DEPARTAMENTIT TË FINANCAVEPRISHTINË

PËRSHKRIMI I PUNËS:

  • Përgatitë pasqyrat financiare mujore dhe raporte të ndryshme duke mbledhur dhe analizuar informatat e kontabilitetit;
  • Bën, kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet e provizioneve për agjentë;
  • Ndihmon në përgatitjen e buxhetit të Korporatës dhe bën përcjelljen e realizimit të tij;
  • Përgjegjës për librin kryesor si dhe procedimin dhe raportimin për asetet fikse;
  • Përgjegjës për monitorimin e përhershëm të llogarive bankare të Korporatës dhe rikonsilimin në rast të mospërputhjeve; 
  • Përgjegjës për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën me kohë të të gjitha llojeve të tatimeve, kontributeve dhe taksave të tjera;
  • Bashkëpunon me inspektorët e ATK-së gjatë vizitës ose kryerjes së kontrolleve në Korporatë;
  • Përgatitë pasqyrat financiare vjetore dhe bashkëpunon me auditorët e jashtëm gjatë kryerjes së auditimit;
  • Përgatitë raportet periodike për BQK sipas kërkesave ligjore;
  • Kryen analiza financiare dhe të profitabilitetit sipas kërkesës së menaxhmentit;
  • Menaxhon stafin e departamentit.

KËRKESAT E PROFILIT :

  • Diplomë universitare në ekonomi apo në fusha të ngjashme;
  • Përvojë pune mbi pesë vjet në menaxhment;
  • Preferohet kualifikimi pasuniversitar;
  • Preferohet certifikimi nga shoqata të kontabilitetit;
  • Shkathtësi të shkëlqyera menaxheriale, numerike dhe analitike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Aftësi të shkëlqyera menaxheriale;
  • Njohuria e gjuhës serbe do të ishte përparësi.

PAGESA: Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: de.berisha@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj.Dezera BERISHA (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 07/05/2021.

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.