Kosova, Prishtina
UDHËHEQËS I DEPARTAMENTIT TË FINANCAVE
May 7, 2021Job Description
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Group është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të klientit tonë, po kërkojmë të punësojmë në ,Prishtinë:
UDHËHEQËS I DEPARTAMENTIT TË FINANCAVE – PRISHTINË
PËRSHKRIMI I PUNËS:
- Përgatitë pasqyrat financiare mujore dhe raporte të ndryshme duke mbledhur dhe analizuar informatat e kontabilitetit;
- Bën, kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet e provizioneve për agjentë;
- Ndihmon në përgatitjen e buxhetit të Korporatës dhe bën përcjelljen e realizimit të tij;
- Përgjegjës për librin kryesor si dhe procedimin dhe raportimin për asetet fikse;
- Përgjegjës për monitorimin e përhershëm të llogarive bankare të Korporatës dhe rikonsilimin në rast të mospërputhjeve;
- Përgjegjës për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën me kohë të të gjitha llojeve të tatimeve, kontributeve dhe taksave të tjera;
- Bashkëpunon me inspektorët e ATK-së gjatë vizitës ose kryerjes së kontrolleve në Korporatë;
- Përgatitë pasqyrat financiare vjetore dhe bashkëpunon me auditorët e jashtëm gjatë kryerjes së auditimit;
- Përgatitë raportet periodike për BQK sipas kërkesave ligjore;
- Kryen analiza financiare dhe të profitabilitetit sipas kërkesës së menaxhmentit;
- Menaxhon stafin e departamentit.
KËRKESAT E PROFILIT :
- Diplomë universitare në ekonomi apo në fusha të ngjashme;
- Përvojë pune mbi pesë vjet në menaxhment;
- Preferohet kualifikimi pasuniversitar;
- Preferohet certifikimi nga shoqata të kontabilitetit;
- Shkathtësi të shkëlqyera menaxheriale, numerike dhe analitike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Aftësi të shkëlqyera menaxheriale;
- Njohuria e gjuhës serbe do të ishte përparësi.
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: de.berisha@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj.Dezera BERISHA (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 07/05/2021.
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.