Albania, Tirana

PERGJEGJESE KONTABILITETI PER SHITJET

June 16, 2021

Job Description

Në emër të një prej klientëve tanë,një kompani distribucioni me një gamë të gjerë produktesh,jemi duke kërkuar:

PERGJEGJESE KONTABILITETI PER SHITJET

Përgjegjës Kontabiliteti për Shitjet është përgjegjës për ciklin e shitjeve, Arketimet, Klientët, Debitorët, kryen këto detyra dhe funksione:

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kontrollon regjistrimin e shitjeve në Sistemin kontabël;
  • Monitoron zbatimin e kontratave me Klientët;
  • Përgatit raportin e bonusit për klientë;
  • Rakordon llogaritë e marketingut, ndjek zbatimin e buxheteve të marketingut;
  • Kontrollon regjistrimin dhe zbatimin e proçedurave për arkat në Sistemin kontabël;
  • Kontrollon raportin e kthimeve nga shitjet;
  • Kontrollon raportet ditore te arkës se Shoqërisë nëse rakordojnë me kontabilitetin dhe adreson diferencat dhe problematikat sipas rastit;
  • Monitoron dhe kontrollon mbarëvajtjen e kasave fiskale të shoqërisë dhe ofron zgjidhje për problematikat e tyre, ne rastet kur specialistja përgjegjëse ka nevojë për asistence;
  • Përgatit Librin e Shitjeve për TVSH dhe ja kalon Shefes se Financës për aprovim.Kontrollon raportin e debitorëve (Autorizimet/ Konfirmimet), dhe ndjek zinxhirin e masave për arkëtimin e tyre;
  • Kontrollon skadencat/ dëmtimet/ dhuratat/ ortakun;
  • Kontrollon asetet e dhëna në përdorim tek klientët;
  • Te tjera sipas nevojave te shoqërisë.

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Financ-Kontabilitet;
  • Të ketë mbi 7 vite eksperiencë pune në financë dhe mbi 3 vite si Përgjegjëse Kontabiliteti, përbën avantazh eksperienca e punës në industrinë FMCG;
  • Përdoruese shumë i mirë i programeve financiare;
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e Paketës Ms. Office;
  • Aftësi të spikatura komunikimi verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese të stafit në varësi.

Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara:

  • Mendon per biznesin: Punon per cilesine. Kontrollon punen e saj/tij per te rritur saktesine e plotesimin e detyrave sipas standarteve
  • Jep kontributin maksimal. Ka sjellje prej fituesi. I perballon sfidat me konfidence dhe optimizem.
  • Mbush me energji vartesit. Punon ne ekip. Jep mbeshtetje personale per vartesit/koleget.
  • Udheheq drejt rezultatit. E kryen punen me ekselence. Ndermerr veprime per te permiresuar performancen/rezultatet

PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 16/06/2021.

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Please be informed that only the candidates selected for the interviews shall be contacted. Name your CV in the following format (name [space] surname [space] CV). Be easily recognized!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i datës 10.03.2008.

*The personal information that you put in your application will be protected and used only for recruitment purposes, based on the applicable law on personal data protection Law No. 9887, dated 10.03.2008.

*Ai sensi del Codice in materia di protezione dei dati personali N.9887 del 10.03.2008, tutti i CV inviati alla nostra azienda sono trattati e conservati nella massima riservatezza.

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.