Albania, Tirana

DREJTUES/E FINANCE

February 28, 2020

Job Description

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd 
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët.  Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani distribucioni, jemi duke kërkuar në Tiranë:

DREJTUES/E FINANCE

Përgjegjësitë kryesore:

  • Drejton dhe monitoron të gjitha aktivitetet financiare, duke marrë kontrollin e përgjithshëm të funksionit kontabël të kompanisë;
  • Harton, zbaton dhe monitoron proçedurat e punës për të arritur qëllimet dhe objektivat;
  • Menaxhon likujditetet, llogaritë e pagesave dhe arkëtimeve;
  • Koordinon dhe kontrollon stafin në varësi, në përgatitjen e pagave dhe benefiteve për të githë punonjësit e kompanisë;
  • Merr pjesë në prokurimin dhe miratimin e blerjeve;
  • Krijon dhe mirëmban procedurat e kontrollit të brendshëm dhe siguron që standardet e kontabilitetit janë përmbushur;
  • Përgatit zbaton dhe kontrollon buxhetin e kompanisë;
  • Bashkëpunon me menaxherët e tjerë që të ofrojë konsulence ndihmëse për iniciativat e planifikuara nëpërmjet analizave financiare, raporteve si edhe rekomandimeve;
  • Mbikëqyrë investimin e fondeve, menaxhon rreziqet, ekzekuton strategji kapitale për të mbështetur zgjerimin e firmës;
  • Mbikëqyr të gjitha funksionet e Raportimit Financiar të kompanisë, duke përfshirë ndërveprimin me auditorët dhe përgatitjen e Raportit Gjithëpërfshirës vjetor financiar të kompanisë;
  • Përcakton dhe zbaton sipas sektorëve objektivat, politikat, procedurat financiare, në qëllime afatshkurtra dhe afatgjata;

Kërkesat e profilit:

  • Diplome Universitare ne deget e Ekonomise (Finance, Kontabilitet, Administrim Biznes)
  •  Perdorimi shume i mire i paketes Microsoft Office (Word, Excel) eshte i domosdoshem;
  • Te kete njohuri te pergjithshme per punen ne sisteme dhe aftesi te mira per te punuar ne to;
  • Eksperience me programe financiare si SAP/Dynamics NAV/Dynamics AX
  • E preferueshme me pervoje mbi 10 vjecare;
  • Aftesi te sakta raportimi / vemendje ndaj detajeve / aftesive matematikore;
  • Te jete person korrekt, i organizuar i orientuar drejt realizimit te detyrave ne menyre te sakte dhe brenda afateve te percaktuar;
  • Aftesi ne analizimin e te dhenave financiare.

PAGESA: Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRInë numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 28/02/2020. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.