Shqiperia, Tirana
DREJTUES/E FINANCE
February 28, 2020Job Description
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani distribucioni, jemi duke kërkuar në Tiranë:
DREJTUES/E FINANCE
Përgjegjësitë kryesore:
- Drejton dhe monitoron të gjitha aktivitetet financiare, duke marrë kontrollin e përgjithshëm të funksionit kontabël të kompanisë;
- Harton, zbaton dhe monitoron proçedurat e punës për të arritur qëllimet dhe objektivat;
- Menaxhon likujditetet, llogaritë e pagesave dhe arkëtimeve;
- Koordinon dhe kontrollon stafin në varësi, në përgatitjen e pagave dhe benefiteve për të githë punonjësit e kompanisë;
- Merr pjesë në prokurimin dhe miratimin e blerjeve;
- Krijon dhe mirëmban procedurat e kontrollit të brendshëm dhe siguron që standardet e kontabilitetit janë përmbushur;
- Përgatit zbaton dhe kontrollon buxhetin e kompanisë;
- Bashkëpunon me menaxherët e tjerë që të ofrojë konsulence ndihmëse për iniciativat e planifikuara nëpërmjet analizave financiare, raporteve si edhe rekomandimeve;
- Mbikëqyrë investimin e fondeve, menaxhon rreziqet, ekzekuton strategji kapitale për të mbështetur zgjerimin e firmës;
- Mbikëqyr të gjitha funksionet e Raportimit Financiar të kompanisë, duke përfshirë ndërveprimin me auditorët dhe përgatitjen e Raportit Gjithëpërfshirës vjetor financiar të kompanisë;
- Përcakton dhe zbaton sipas sektorëve objektivat, politikat, procedurat financiare, në qëllime afatshkurtra dhe afatgjata;
Kërkesat e profilit:
- Diplome Universitare ne deget e Ekonomise (Finance, Kontabilitet, Administrim Biznes)
- Perdorimi shume i mire i paketes Microsoft Office (Word, Excel) eshte i domosdoshem;
- Te kete njohuri te pergjithshme per punen ne sisteme dhe aftesi te mira per te punuar ne to;
- Eksperience me programe financiare si SAP/Dynamics NAV/Dynamics AX
- E preferueshme me pervoje mbi 10 vjecare;
- Aftesi te sakta raportimi / vemendje ndaj detajeve / aftesive matematikore;
- Te jete person korrekt, i organizuar i orientuar drejt realizimit te detyrave ne menyre te sakte dhe brenda afateve te percaktuar;
- Aftesi ne analizimin e te dhenave financiare.
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni
të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju
mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë
aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike
në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRInë numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna
në të Premte) jo më vonë se data 28/02/2020.
Provo suksesin
me The
HeadHunter!
Besojani karrierën
tuaj profesionistëve të vërtetë!
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.