Kosovo, Prishtina

DREJTOR I SHITJES – KOSOVË

March 11, 2021

Job Description

Job Good! Life Good! 

The HeadHunter Group është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe  Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine,  Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në  industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët.  Në emër të klientit tonë, po kërkojmë të punësojmë në Prishtinë: 

 DREJTOR I SHITJES – KOSOVË 

PËRSHKRIMI I PUNËS: 

  • Kandidati/ja duhet të jetë fuqimisht i/e motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur;
  • Ai/ajo do të zhvillojë biznesin në gjithë territorin e Kosovës dhe jashtë saj, duke identifikuar klientë të rinj të mundshëm të cilëve do t’u ofroj shërbimet mbi kualitetin dhe gamën e gjerë të produkteve;
  • Planifikon, organizon dhe ekzekuton vizita të rregullta të klientëve, zhvillon takime me profesionistë të lamisë së ndërtimit, për prezantim të gamës së produkteve në përputhje me të gjitha standardet rregullative të zbatueshme të kompanisë;
  • Plotëson ose tejkalon qëllimet dhe objektivat e shitjes për produktet e përcaktuara ose portofolion e produkteve brenda territorit të Kosovës dhe jashtë saj;

KËRKESAT E PROFILIT : 

  • Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik apo fushë të ngjashme.
  • Përvojë të mëparshme minimum 5 vjeçare në shitje të po këtij profili.
  • Patentë të vozitjes, kategori B.
  • Aftësi përdorimi të MS Office.
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës Angleze si dhe gjuhët tjera do jenë një përparësi.

PAGESA:Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë. Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në email adresen e Znj. Dezera BERISHA: de.berisha@theheadhunter.com (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 11/03/2021. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.