Kosovo, Prishtina
AUDITOR I BRENDSHËM
May 7, 2021Job Description
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Group është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të klientit tonë, po kërkojmë të punësojmë në ,Prishtinë:
AUDITOR I BRENDSHËM – PRISHTINË
PËRSHKRIMI I PUNËS:
- Përgatitë dhe kujdeset për implementimin e planeve të auditimit;
- Kryen dhe kontrollon ciklin e plotë të auditimit, duke përfshirë menaxhimin e rrezikut dhe të kontrollit mbi efektivitetin e operacioneve, besueshmërinë financiare dhe pajtueshmërinë me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi;
- Rishikon realizimin e rekomandimeve të dalura nga auditimet e mëhershme;
- Përgatitë raporte të rregullta të auditimit sipas planit të auditimit;
- Bën vlerësimin dhe monitorimin e riskut të përgjithshëm;
- Zhvillon programe të auditimit dhe pyetësor adekuat për verifikimin e funksionimit të kontrolleve të brendshme;
- Mirëmbanë letrat e punës së auditorit dhe përgatitë raporte nga auditimet e kryera në pajtim me standardet e auditimit të brendshëm;
- Kryen dhe detyra të tjera sipas nevojës në bazë të kërkesës së mbikëqyrësit direkt;
KËRKESAT E PROFILIT :
- Diplomë universitare në ekonomi, financa, kontabilitet apo të ngjashme;
- Përvojë pune mbi 1 vit në fushën e kontabilitetit apo auditimit;
- Njohuri të standardeve të auditimit dhe procedurave, ligjeve, rregullave dhe rregulloreve;
- Preferohen certifikime profesionale relevante;
- Shkathtësi të larta në përdorimin e MS Office dhe software të kontabilitetit;
- Shkathtësi komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
- E preferueshme është njohja e gjuhës serbo-kroate;
- Vëmendje të lartë në detaje dhe aftësi të shkëlqyera analitike;
- Gjykim të shëndoshë dhe të pavarur;
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: k.qorraj@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z.Kreshnik QORRAJ (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 07/05/2021.
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.