Kosova, Prishtina

AUDITOR I BRENDSHËM

May 7, 2021

Job Description

Job Good! Life Good!

The HeadHunter Group është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe  Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine,  Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në  industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët.  Në emër të klientit tonë, po kërkojmë të punësojmë në ,Prishtinë:

 AUDITOR I BRENDSHËMPRISHTINË

PËRSHKRIMI I PUNËS:

  • Përgatitë dhe kujdeset për implementimin e planeve të auditimit;
  • Kryen dhe kontrollon ciklin e plotë të auditimit, duke përfshirë menaxhimin e rrezikut dhe të kontrollit mbi efektivitetin e operacioneve, besueshmërinë financiare dhe pajtueshmërinë me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi;
  • Rishikon realizimin e rekomandimeve të dalura nga auditimet e mëhershme;
  • Përgatitë raporte të rregullta të auditimit sipas planit të auditimit;
  • Bën vlerësimin dhe monitorimin e riskut të përgjithshëm;
  • Zhvillon programe të auditimit dhe pyetësor adekuat për verifikimin e funksionimit të kontrolleve të brendshme;
  • Mirëmbanë letrat e punës së auditorit dhe përgatitë raporte nga auditimet e kryera në pajtim me standardet e auditimit të brendshëm;
  • Kryen dhe detyra të tjera sipas nevojës në bazë të kërkesës së mbikëqyrësit direkt;

KËRKESAT E PROFILIT :

  • Diplomë universitare në ekonomi, financa, kontabilitet apo të ngjashme;
  • Përvojë pune mbi 1 vit në fushën e kontabilitetit apo auditimit;
  • Njohuri të standardeve të auditimit dhe procedurave, ligjeve, rregullave dhe rregulloreve;
  • Preferohen certifikime profesionale relevante;
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e MS Office dhe software të kontabilitetit;
  • Shkathtësi komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • E preferueshme është njohja e gjuhës serbo-kroate;
  • Vëmendje të lartë në detaje dhe aftësi të shkëlqyera analitike;
  • Gjykim të shëndoshë dhe të pavarur;

PAGESA: Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: k.qorraj@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z.Kreshnik QORRAJ (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 07/05/2021.

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.