Albania, Tirana
INXHINIER PROKURIMESH
February 17, 2020Job Description
Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani që zhvilon dhe prodhon produkte për sisteme elektromekanike ,po kërkojmë në Tiranë:
Inxhinier Prokurimesh
Përshkrimi I punës
Inxhinieri i prokurimeve mbulon blerjen e mallrave dhe shërbimeve që nevojiten për aktivitetin e kompanisë. Ka njohuri shumë të mira dhe njeh deri në detaje pajisjet, materialet dhe sherbimet që nevojiten në fushën e ndërtimit dhe është i aftë të identifikoj dhe përzgjedh kompanitë që i tregtojnë.
Detyrat kryesore:
- Njera prej pergjegjesive kryesore eshte te perzgjedh furnitoret e duhur per te kryer blerjet. Duhet te kryej nje kerkim te hollsishem te tregut, te takohet me personat e shitjeve dhe te krahasoj produktet dhe cmimet qe ofrohen.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët ekzistues dhe kërkimi I bashkëpuntorëve të rinjë;
- Analizon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme tregun në lidhje kompanite e reja dhe produktet me innovative;
- Përgatit kërkesën për oferte në bazë të nevojave të prodhimit;
- Përgatit analizën përmbledhëse të ofertave të marra;
- Përgatit përmbledhësen krahasuese të ofertave të ardhura nga furnitorët për përzgjedhjen e kompanisë fituese;
- Negocion me furnitoret afatet, termat dhe kushtet sa me te favorshme per kompanine;
- Suporton në procesin e perpilimit të kontratave per produktet dhe sherbimet e blera;
- I orientuar per te optimizuar prodhimin dhe ulur kostot e kompanise;
Kërkesat e profilit:
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndertimit, Mekanike, Hidroteknike;
- Eksperience pune mbi 10 vjet nga te cilat te pakten 3 ne prokurime;
- Aftesi shume te mira organizative dhe komunikuese;
- Te kete aftesi shume te mira negocimi;
- Te jete perdorues i avancuar i programeve kompiuterike;
- Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze dhe italiane;
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni
të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju
mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë
aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, spër çdo
pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem
kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 3430 (nga Hëna në
të Premte) jo më vonë se data 17/02/2020.
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj
profesionistëve të vërtetë!
Ju informojmë se vetëm
kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për
intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë]
CV).
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.