Shqiperia, Tirana

INXHINIER PROKURIMESH

February 17, 2020

Job Description

Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani që zhvilon dhe prodhon produkte për sisteme elektromekanike ,po kërkojmë në Tiranë:

Inxhinier  Prokurimesh

Përshkrimi I punës

Inxhinieri i prokurimeve mbulon blerjen e mallrave dhe shërbimeve që nevojiten për aktivitetin e kompanisë. Ka njohuri shumë të mira dhe njeh deri në detaje pajisjet, materialet dhe sherbimet që nevojiten në fushën e ndërtimit dhe është i aftë të identifikoj dhe përzgjedh kompanitë që i tregtojnë.

Detyrat kryesore:

  • Njera prej pergjegjesive kryesore eshte te perzgjedh furnitoret e duhur per te kryer blerjet. Duhet te kryej nje kerkim te hollsishem te tregut, te takohet me personat e shitjeve dhe te krahasoj produktet dhe cmimet qe ofrohen.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët ekzistues dhe kërkimi I bashkëpuntorëve të rinjë;
  • Analizon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme tregun në lidhje kompanite e reja dhe produktet me innovative;
  • Përgatit kërkesën për oferte në bazë të nevojave të prodhimit;
  • Përgatit analizën përmbledhëse të ofertave të marra;
  • Përgatit përmbledhësen krahasuese të ofertave të ardhura nga furnitorët për përzgjedhjen e kompanisë fituese;
  • Negocion me furnitoret afatet, termat dhe kushtet sa me te favorshme per kompanine;
  • Suporton në procesin e perpilimit të kontratave per produktet dhe sherbimet e blera;
  • I orientuar per te optimizuar prodhimin dhe ulur kostot e kompanise;

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndertimit, Mekanike, Hidroteknike;
  • Eksperience pune mbi 10 vjet nga te cilat te pakten 3 ne prokurime;
  • Aftesi shume te mira organizative dhe komunikuese;
  • Te kete aftesi shume te mira negocimi;
  • Te jete perdorues i avancuar i programeve kompiuterike;
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze dhe italiane;

PAGESA: Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, spër çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 3430  (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 17/02/2020. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.