Albania, Tirana

MENAXHER SHITJE

September 3, 2020

Job Description

Në emër të një prej klientëve tanë,kompani e pajisjeve elektroshtëpiakeve,jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:


 

Menaxher Shitje

PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM

Menaxheri I Shitjeve eshte drejtuesi me I larte I departamentit te shitjeve me shumice dhe pakice. Ai harton buxhetin dhe strategjine e shitjeve te te gjithe kanaleve te shitjes, organizon stafin dhe departamentet per arritjen e objektivave te kompanise. Objektivi I ketij pozicioni eshte te rrise te ardhurat per departamentin e shitjeve duke synuar nje rritje te qendrueshme per aktivitetin tregetar te kompanise.

Detyrat kryesore:

  • Pregatit buxhetin e shitjes per departamentet e shitjeve , dhe pas shitje (servisin) duke buxhetuar ne menyre te detajuar objektivat per secilen njesi shitje dhe te pas-shitjes (servisit);
  • Bashkepunon ngushte me ekipin e Marketingut dhe Finances per Strategjine, zhvillimin dhe shperndarjen e objektivave vjetore te shitjes;
  • Planifikon dhe harton objektivat mujore (target) se bashku me nje plan pune per arritjen dhe monitoron arritjen e tyre nga secila njesi shitje;
  • Menaxhon ekipet e shitjes , dyqanet, ekipin e shumices dhe te profesionaleve , logjistiken dhe servisin;
  • Rekomandon strategjite e shitjes per permiresim bazuar ne hulumtimin e tregut dhe konkurences;
  • Bashkepunon me ekipin e Marketingut për të pozicionuar sa me mire markat e portofolit te kompanise;
  • Bashkepunon ngushte me ekipin e Finances per produktet e reja, produktet ne oferte dhe percjell informacionin tek ekipet e shitjes;
  • Harton plan vizita te vazhdueshme ne dyqanet e kompanise per te monitoruar zbatimin e standarteve te kompanise , planet e zhvilluara dhe ecurine e shitjeve;
  • Raporton ne baze javore performancen e ekipeve te shitjes , dyqaneve, Ekipit te shumices, dhe profesionaleve duke perfshire Xhiron Javore, Numrin e Klienteve te rinj, numrin e kodeve te listuara, numri i klienteve te rinj dhe puna me imazhin e markave te kompanise dhe revizon planet e javes se ardhshme duke ju pershtatur planit afatgjate te kompanise dhe situates reale;
  • Krijimi dhe zhvillimi i marrëdhenieve të mira me klientët / partneret duke përmiresuar imazhin e brandeve të kompanisë;
  • Harton planin e takimeve me bashkepunetoret e kompanise ne baze javore dhe raporton per realizimin e ketij plani;
  • Miremban databazen e bashkepunetoreve dhe e azhornon ate ne menyre te vazhdueshme;
  • Merr pjese kur eshte e nevojshme ne takimet dhe negociatat e kontratave me klientet e pajisjeve profesionale;
  • Studion tregun e pajisjeve profesionale ne vecanti dhe zhvillon strategji te ndryshme per penetrimin e tregut;
  • Rekruton dhe trajnon stafin e shitjes. Mban pergjegjesi per gjetjen dhe mbajtjen e stafit te ekipeve te shitjes;
  • Eshte pergjegjes per mbikqyrjen e stafit dhe sigurimin e  menaxhimit të drejtimit për të nxitur shitjet. (Monitorim të përditshëm të realizimit të planeve individuale, adresimin e çështjeve problematike me Drejtuesit e Kompanisë, krijimin e një plani promocional, në bashkëpunimin me pjesën tjetër të ekipit të shitjeve dhe Marketing-un, për rritjen e performancës);
  • Kryen Vleresimin e Performances se stafit qe ka nen varesi;
  • Kontrollon efikasitetin e punes se stafit ne varesi, monitoron menaxhimin e tij dhe ndihmon ne zhvillimin e stafit;
  • Monitoron shfrytezimin me eficience te kohes se punes te stafit ne varesi;
  • Menaxhon klientet problematike gjate shitjes dhe pas shitjes;
  • Mban kontakt te vazhdueshem me partneret nderkombetare te markave per nevojat e ndryshme te informacionit dhe shkemben informacion ne lidhje me strategjite e markave;
  • Kontrollon nivelin e stokut dhe garanton qe te operohet brenda buxhetit;
  • Koordinon punen midis ekipit te shitjes , te logjistikes dhe servisit;
  • Detyra te tjera ne funksion te punes dhe pozicionit qe mund ti ngarkohen nga eprori.

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Arsim I larte ne fushen e biznesit (Menaxhim Biznes, Ekonomi, Finance);
  • Nivel I Avancuar I gjuhes Angleze;
  • Njohuri te mira te paketes Office, Financa 5 , Microsoft Dynamics Navision perben avantazh;
  • Minimumi 5 Vjet experience ne shitje;
  • Minimumi 3 vjet experience ne menaxhim
  • Njohuri te mira te shitjes ne terren perben avantazh;
  • Komunikim I shkelqyer me shkrim dhe verbal;
  • Perqasje Analitike;
  • I qendrueshem ndaj stresit dhe punes ne presion;
  • Aftesi te mira negociuse me klientin;
  • I vetemotivuar , I afte per tu pershtatur dhe punuar ne grup.

PAGESA:Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 03/09/2020


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.