Albania, Tirana
IT
January 22, 2021Job Description
Në emër të një prej klientëve tanë,një nga firmat kryesore për material elektrike,elektronike dhe telekomunikacioni,jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:
IT
Detyrat kryesore:
- Kontrollon, mirëmban dhe riparon sistemin kompjuterik (Navision, Financa 5, Windows, Office etj) dhe rrjetin e kompanisë;
- Është përgjegjës për instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve hardwer, softwer, sistemet, rrjetet, printerat dhe skanerat, palmair, etj.
- Identifikon hapësirat problematike dhe implementon zgjidhje strategjike në kohë;
- Bën nderhyrjen e nevojshme për evitimin e dëmtimeve apo prishjeve eventuale dhe përgjigjet me kohë ndaj kërkesave te kompanise;
- Ofron suport teknik punonjesve të kompanisë nga telefoni apo në mënyrë direkte;
- Bën mirëmbajtjen e pajisjeve;
- Rregullimi dhe zëvendësimi i pajisjeve sipas nevojës;
- Testimi i pajisjeve të reja;
- Bën konfigurimin e kompjuterëve për operim funksional si dhe instalimin e programeve dhe sistemeve operative të nevojshme;
- Mirëmban database dhe programe tjera të kompanisë sipas nevojës, si dhe kryen të gjitha punët brenda afatit të caktuar kohor;
- Është përgjegjës i drejtpërdrejtë per funksionimin e rrjetit te internetit dhe telefonisë.
KËRKESAT E PROFILIT:
- Diplomë universitare ne Fakultetin e Informatikes, Inxhinieri Informatike ose Teknologji Informacioni;
- Aftësi të shkëlqyera të shërbimit dhe komunikimit;
- Eksperience e meparshme pune minimalisht 3 vjet;
- Të jetë fleksibel dhe i gatshëm për t’u adaptuar me nevojat dhe kërkesat e kompanisë;
- Te kete njohuri shume te mire te gjuhes Angleze;
- Aftësi logjike dhe metodike për zgjidhjen e problemeve;
- Të posedojë aftësi të mira organizative.
PAGESA:Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 22/01/2021
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.