Albania, Tirana
Inxhinier zbatimi ne objekt
June 22, 2020Job Description
Në emër të një nga klientet
tanë prestigjioz në fushën e ndërtimit jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:
Inxhinier zbatimi ne objekt (Kapo Kantieri)
Inxhinieri i zbatimit ne objekt ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit (te objektit) ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne certifikimin e punimeve dhe dorezimin e objektit.
PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM
Inxhinieri i zbatimit ne objekt ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit (te objektit) ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne certifikimin e punimeve dhe dorezimin e objektit.
Pergjegjesite kryesore
- Planifikon menyren e realizimit te objektivave, perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre;
- Identifikon risqet kryesore ne realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek Administratori;
- Identifikon problemet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se tyre;
- Raporton ne menyre periodike (javore) tek Administratori duke dorezuar dhe dokumentet suportues per punen e bere ne kantier;
- Ndjek dhe siguron qe rregullat e etikes dhe disiplines ne pune te zbatohen me korrektesi;
- Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen.
Pergjegjesite e vecanta
- Para fillimit te punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas listes bashkengjitur;
- Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
- Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit,preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
- Per cdo ndryshim projekti dhe preventivi kerkon miratim zyrtar para zbatimit te ndryshimit;
- Harton grafikun e punimeve mbi te cilin do lidhen te gjithe kontratat e sipermarrjes;
- Raporte ditore/ javor dhe raporte per vendosje ne veper te materialeve specifike si hekur,beton (Raporte te cilat jane aprovuar edhe nga Mbikqyresi i Punimeve);
- Regjistrin e kontabilitetit teknik ne kantier (pasqyrohet puna dhe materialet e perdorura ne veper, ne perputhje me kerkesat e akteve, ligjore e nenligjore ne fuqi dhe te specifikimeve teknike);
- Ben organizimin dhe ndarjen e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt;
- Jep sqarime dhe instruksione te vazhdueshme mbi organizimin e punes dhe zbatimin e projektit dhe kushteve teknike;
- Ne kordinim me Departamentin e Prokurimeve, ben porosite e materialeve, pajisjeve dhe makinerive te nevojeshme per realizimin e projektit;
- Pasi te behet Plani i Sigurisë dhe Koordinimit (PSK) per secilin kantjer ben instruktimin e punetoreve dhe stafit vartes ne kantjer nje here ne muaj mbi zbatimin e rregullores se sigurimit teknik, mbrojtjen ne pune dhe mbrojtjen e mjedisit. Instruktimi dokumentohet duke mbledhur firmat e punonjesve;
- Kujdeset qe te mos lejohet prania e personave te pa-autorizuar ne kantjer;
- Eshte pergjegjes per mirembajtjen e lendes se pare dhe makinerive, si dhe programon sherbimet teknike qe duhen bere makinerive;
- Ndjek zbatimin e kontratave te sipermarrjes per punimet qe kryhen nga Nenkontraktoret ne objekt dhe eshte pergjegjes per mbledhjen e dokumentacioneve qe kerkohen ne vijim te kontrates ne fuqi;
- Pergatit ne menyre periodike list pagesat per punet qe realizohen nga nenkontraktoret,grupet e punes apo individe ne objekt;
- Ndjek dhe ploteson cdo dite Liste prezencen e punonjesve ne kantjer;
- Harton librezen e masave per punimet qe kryhen dhe e raporton cdo jave prane Administratorit se bashku me situacionin e punimeve;
- Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe e raporton ne baze javore prane Administratorit;
- Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te objektit;
- Evidenton dhe paraqet kerkesat per ndryshime ne projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit prane Administratorit dhe departamentit inxhinierik;
- Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
- Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie (vendos shenime ne fature ne rast mungese te certifikatave);
- Identifikon produktet qe vine ne kantier dhe nuk perputhen me cilesine e kerkuar;
- Ndjek kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer;
- Raporton ne menyre periodike gjendjen e materialeve prane vepres (inventari).
KËRKESAT E PROFILIT:
- Të ketë mbaruar Fakultetin per Inxhinieri Civile (ndërtimi);
- Një diplomë pasuniversitare përben avantazh;
- Të ketë të paktën 15 vjet eksperiencë pune ne projekte civile (rezidenca banimi dhe tregtare), nga te cilat te kete minimum 5 projekte te drejtuara nga fillimi deri ne dorezim;
- Të ketë njohuri shume të mira të Gjuhës Angleze;
- Të përdorë shume mirë programet Autocad dhe Microsoft office;
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit;
- Te kete saktesi ne pune dhe te kushtoj vemendje maksimale detajeve;
- Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen e prioriteteve;
- Të ketë aftësi të mira matematikore dhe analitike për tu dhënë punëve gjithmonë një zgjidhje llogjike e cila duhet të shoqërohet me vullnet të lartë për të dokumentuar dhe prodhuar raporte;
- Një drejtues kantieri duhet të jetë shumë i organizuar, i vetëmotivuar, të përballoj presionin e punës dhe të ketë aftësinë të zgjidhë problemet që lindin në kohë sa më të shkurtër.
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni
të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju
mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin
e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të
mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 3430 (nga
e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 22/06/2020
Provo suksesin
me The
HeadHunter!
Besojani karrierën
tuaj profesionistëve të vërtetë!
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.