Albania, Tirana
INXHINIER/E ZBATIMI
January 20, 2021Job Description
Në emër të një nga klientet tanë prestigjioz në fushën e ndërtimit jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:
Inxhinier/e zbatimi ne objekt
PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM
Inxhinieri i zbatimit ne objekt ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit (te objektit) ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne certifikimin e punimeve dhe dorezimin e objektit.
Pergjegjesite kryesore:
- Planifikon menyren e realizimit te objektivave, perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre;
- Identifikon risqet kryesore ne realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek Administratori;
- Identifikon problemet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se tyre;
- Raporton ne menyre periodike (javore) tek Administratori duke dorezuar dhe dokumentet suportues per punen e bere ne kantier;
- Ndjek dhe siguron qe rregullat e etikes dhe disiplines ne pune te zbatohen me korrektesi;
- Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen.
Pergjegjesite e vecanta:
- Para fillimit te punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas listes bashkengjitur;
- Shqyrton projektet e zbatimit,preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
- Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
- Per cdo ndryshim projekti dhe preventivi kerkon miratim zyrtar para zbatimit te ndryshimit;
- Harton grafikun e punimeve mbi te cilin do lidhen te gjithe kontratat e sipermarrjes;
- Raporte ditore/ javor dhe raporte per vendosje ne veper te materialeve specifike si hekur, beton (Raporte te cilat jane aprovuar edhe nga Mbikqyresi i Punimeve);
- Regjistrin e kontabilitetit teknik ne kantier (pasqyrohet puna dhe materialet e perdorura ne veper, ne perputhje me kerkesat e akteve, ligjore e nenligjore ne fuqi dhe te specifikimeve teknike);
- Ben organizimin dhe ndarjen e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt;
- Jep sqarime dhe instruksione te vazhdueshme mbi organizimin e punes dhe zbatimin e projektit dhe kushteve teknike;
- Ne kordinim me Departamentin e Prokurimeve, ben porosite e materialeve, pajisjeve dhe makinerive te nevojeshme per realizimin e projektit;
- Pasi te behet Plani i Sigurisë dhe Koordinimit (PSK) per secilin kantjer ben instruktimin e punetoreve dhe stafit vartes ne kantjer nje here ne muaj mbi zbatimin e rregullores se sigurimit teknik, mbrojtjen ne pune dhe mbrojtjen e mjedisit. Instruktimi dokumentohet duke mbledhur firmat e punonjesve;
- Kujdeset qe te mos lejohet prania e personave te pa-autorizuar ne kantjer;
- Eshte pergjegjes per mirembajtjen e lendes se pare dhe makinerive, si dhe programon sherbimet teknike qe duhen bere makinerive;
- Ndjek zbatimin e kontratave te sipermarrjes per punimet qe kryhen nga nenkontraktoret ne objekt dhe eshte pergjegjes per mbledhjen e dokumentacioneve qe kerkohen ne vijim te kontrates ne fuqi;
- Pergatit ne menyre periodike list pagesat per punet qe realizohen nga nenkontraktoret, grupet e punes apo individe ne objekt;
- Ndjek dhe ploteson cdo dite liste prezencen e punonjesve ne kantjer;
- Harton librezen e masave per punimet qe kryhen dhe e raporton cdo jave prane Administratorit se bashku me situacionin e punimeve;
- Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe e raporton ne baze javore prane Administratorit;
- Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te objektit;
- Evidenton dhe paraqet kerkesat per ndryshime ne projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit prane Administratorit dhe departamentit inxhinierik;
- Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
- Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie (vendos shenime ne fature ne rast mungese te certifikatave);
- Identifikon produktet qe vine ne kantier dhe nuk perputhen me cilesine e kerkuar;
- Ndjek kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer;
- Raporton ne menyre periodike gjendjen e materialeve prane vepres (inventari).
KËRKESAT E PROFILIT:
- Të ketë mbaruar Fakultetin per Inxhinieri Civile (ndërtimi);
- Një diplomë pasuniversitare përben avantazh;
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune ne projekte civile (rezidenca banimi dhe tregtare), nga te cilat te kete minimum 5 projekte te drejtuara nga fillimi deri ne dorezim;
- Të ketë njohuri shume të mira të Gjuhës Angleze;
- Të përdorë shume mirë programet Autocad dhe Microsoft office;
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit;
- Te kete saktesi ne pune dhe te kushtoj vemendje maksimale detajeve;
- Të ketë aftesi menaxheriale, te jete i komunikueshem, te kete aftesi deleguese dhe te jete i afte ne vendosjen e prioriteteve;
- Të ketë aftësi të mira matematikore dhe analitike për tu dhënë punëve gjithmonë një zgjidhje llogjike e cila duhet të shoqërohet me vullnet të lartë për të dokumentuar dhe prodhuar raporte;
- Një drejtues kantieri duhet të jetë shumë i organizuar, i vetëmotivuar, të përballoj presionin e punës dhe të ketë aftësinë të zgjidhë problemet që lindin në kohë sa më të shkurtër.
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk
është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për
plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni
të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju
mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë
aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com,
për çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem
kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 3430 (nga
Hëna në të Premte) jo më vonë se data 20/01/2021.
Provo
suksesin me The HeadHunter!
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.