Kosovo, Prishtina
DERMATOLOG/E ESTETIK/E
April 3, 2020Job Description
Në emër të një prej klientëve tanë, po kërkojmë në Prishtinë:
Dermatolog/e Estetik/e
Qëllimi i punës:
Dermatologu/ja Estetik/e është pikë kontakti i/e parë për klientët/pacientët sa i përket fushës së tretmanëve mjekësore, estetike, si dhe këshillimit lidhur me shërbimet dhe produktet estetike dhe të shitjes së tyre. Përmes shitjes së tretmanëve dhe produkteve, Dermatologu/ja Estetik/e kontribuon në masë të madhe në rritjen e të hyrave dhe qarkullimit të Qendrës Dermatologjike,në përmbushjen maksimale të kërkesave/pritjeve të klientëve, shfrytëzim maksimal të kapaciteteve të Qendrës Dermatologjike, rritje të fitimit, përvetësimi i klientëve përmes shërbimit cilësor e miqësor si dhe rrjedhje të papenguar të punës në Qendrën Dermatologjike.
Përgjegjësitë dhe detyrat e punes:
- Përgjegjës/e për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e punës në Qendrën Dermatologjike, duke përfshirë këshillimet dhe tratmanet mjekësore, estetike, orët e shërbimit dhe stafin.
- Përgjegjës/e që të kryejë vizita mjekësore dermatologjike, ekzaminimin me dermatoskop,marrjen e biopsisë, incizionet e vogla, ekcizionet.
- Përgjegjës/e për pastrimin e plagëve, djegieve, pastrimet e akneve, pastrimet profesionale të fytyrës, trajtimet me mikrodermabrazion.
- Përgjegjës/e për të kryer trajtimet me laser për epilim, trajtimet me laser për kapilaret e gjakut, trajtimet me radiofrekuencë, trajtimet anticelulit, dermablacioni me laser kirurgjik,rrjepja kimike e lëkurës, largimi i shtresës dhjamore me anë të aparaturës, aplikimi I termokauterit, kiretimi i disa ndryshimeve etj.
- Përgjegjës/e për injektimet për revitalizimin e lëkurës, injektimi i materialit mbushës (acid hialuronik), aplikimi i Botox-it kundër rrudhave, aplikimi i dermaroler, aplikimi i tretmanëve tjera kundër rrudhave, revitalizimi i lëkurës me qelizat vetanake etj.
- Përgjegjës/e për realizimin e anti shok terapisë, matjen e tensionit / shtypjes së gjakut,temperaturës dhe sipas nevojave urgjente marrjen e gjakut për analiza, në mungesë të infermieres.
- Përgjegjës/e për kontrollin dhe administrimin e pajisjeve mjekësore, barnave, etj.
- Përgjegjës/e për kryerjen e testeve diagnostike për të identifikuar dhe vlerësuar gjendjen e klientit / pacientit dhe intervenimin e shpejt në rastet emergjente.
- Përgjegjës/e për këshillimin e pacientëve në lidhje me përzgjedhjen e tretmaneve mjekësore.
- Përgjegjës/e për promovimin dhe shitjen e produkteve të Qendrës Dermatologjike si dhe zgjerimin dhe kontakteve me pacientë.
- Përgjegjës/e për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e klientëve/pacientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082).
- Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë.
- Përgjegjës/e që si udhëheqës/e i/e Qendrës Dermatologjike të mbikëqyrë zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë.
- Përkujdeset që të ketë nivel të lartë të paraqitjes dhe të pastërtisë trupore, duke marr parasysh kontaktet publike të cilat i ka me klientë/pacientë.
- Përkujdeset për të gjitha pajisjet e punës së Qendrës Dermatologjike që ti përdor me kujdes të shtuar, për të shmangur dëmet e panevojshme, si dhe përdorimin me kujdes të uniformës së punës.
- Përkujdeset për sigurimin e standardeve më të larta të sigurisë së shëndetit në punë dhe pastërtisë.
- Përkujdeset për mikpritje të ngrohtë, miqësore, korrekte, profesionale dhe xhentile ndaj pacientëve.
Kërkesat e profilit:
Për këtë pozitë nevojiten këto kushte:
- Titulli shkencor Dr. i Dermatologjisë.
- Licencë të punës e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë me specializim në Dermatologji
- Njohuri shumë të mira profesionale të punës në Qendra Dermatologjike.
- Njohuri bazike të gjuhës angleze.
- Shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe e gatshme për të ndihmuar.
- Shkathtësi për të mësuar me dëshirë dhe e interesuar për punë.
- Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe punë ekipore si dhe e disiplinuar.
- Përvojë pune së paku tri vite në qendra dermatologjike.
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: k.qorraj@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z. Kreshnik QORRAJ në numrin e telefonit +383 44 22 44 66 (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 03/03/2020.
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.