Albania, Tirana

CULINARY INNOVATION & DEVELOPMENT CHEF

May 28, 2021

Job Description

Në emër të një prej klientëve tanë,një nga restorantet lider në tregun shqipëtar, jemi duke kërkuar:

                             CULINARY INNOVATION & DEVELOPMENT CHEF

Përgjegjësitë kryesore:

Kërkohet një shef kuzhine me eksperiencë në pozicionin e mësipërm. Puna e tij do të jetë, kryesisht, në Laboratorin e Inovacionit dhe Përpunimit të Menuve dhe ka të bëjë me:

  • Ripërtëritjen e vazhdueshme të të gjitha menuve.
  • Trajnimin e shefave përgjegjës në sektorët përkatës për ekzekutimin e menuve të reja.
  • Mbikqyrjen e standardit të produkteve të menusë në të gjithë sektorët e shërbimit.

Kërkesat e profilit:

  • Eksperiencë pune si shef kuzhine.
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi produktet ushqimore, ingredientët e gatimit si dhe të dijë të analizojë kostot për çdo produkt menuje.
  • Të jetë krijues në prezantimin e menuve të reja, duke ruajtur ekuilibrin midis shijeve të konsumatorit dhe filozofisë së shoqërisë.
  • Të njohë shumë mirë kuzhinën mesdhetare, si dhe të ketë njohuri të mjaftueshme mbi kuzhinën ndërkombëtare.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në trajtimin e produkteve të brumërave dhe pastiçerisë.
  • Të ketë sensin e organizimit, disiplinës dhe bashkëpunimit në grup.
  • Njohja e gjuhës angleze dhe programeve bazë kompjuterike përbën avantazh.

PAGESA:Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 28/05/2021. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Në bazë të ligjit për mbrojtjen e të Dhënave Personale Nr.9887, datë 10.03.2008, të gjitha CV-të e dërguara pranë kompanisë tonë trajtohen dhe ruhen me konfidencialitet të plotë.

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.