Albania, Tirana

ARKITEKT/E

February 4, 2021

Job Description

Në emër të një nga klientet tanë prestigjioz në fushën e ndërtimit jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

ARKITEKT/E

PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM

Arkitekti/ja ka per detyrë të njoh shumë mirë projektin e zhvilluar deri në detajet më specifike. Monitoron punimet në objekt dhe bashkëpunon me inxhinierët e objektit për realizimin e punimeve në përputhje me projektin. Përgatit vizatimet 2D dhe 3D, pasqyron ndryshimet arkitekturore në mbështetje të kantierit.

Pergjegjesite kryesore:

  • Propozon zgjidhje arkitektonike, si nga ana funksionale dhe nga ana estetike;
  • Fokusi eshte tek detajet;
  • Suporton kantierin me vizatime per cdo ze pune;
  • Ngre godinen ne 3D dhe nxjerr volumetrite e materialeve;
  • Pjese e grupit te punes qe perzgjedh materialet, si dhe propozon zgjidhje alternative;
  • Mbikqyre cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës;
  • Kordinim i punës me klientët, në bazë të ndryshimeve të projektit, azhornimet dhe pergatitjen e preventivit perkates;
  • Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.

Kualifikimet/Kerkesat:

  • Diplome e arsimit te lartë, Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikes, profili Arkitekture;
  • Një diplomë pasuniversitare përbën avantazh;
  • Eksperience pune 5 vjet;
  • Kreativitet;
  • Aftësi grafike;
  • Njohje e gjuhës Angleze;
  • Të zotërojë shumë mirë programet : Paketa Microsoft / Adobe, Autocad 2D / 3D, 3Dmax (ose program tjetër renderizimi ), Photoshop / Ilustrator;
  • Revit përbën avantazh;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese me kolegët.

PAGESA: Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë. Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj.Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430  (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 04/02/2021. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.