Albania, Tirana
CULINARY INNOVATION & DEVELOPMENT CHEF
May 28, 2021Job Description
Në emër të një prej klientëve tanë,një nga restorantet lider në tregun shqipëtar, jemi duke kërkuar:
CULINARY INNOVATION & DEVELOPMENT CHEF
Përgjegjësitë kryesore:
Kërkohet një shef kuzhine me eksperiencë në pozicionin e mësipërm. Puna e tij do të jetë, kryesisht, në Laboratorin e Inovacionit dhe Përpunimit të Menuve dhe ka të bëjë me:
- Ripërtëritjen e vazhdueshme të të gjitha menuve.
- Trajnimin e shefave përgjegjës në sektorët përkatës për ekzekutimin e menuve të reja.
- Mbikqyrjen e standardit të produkteve të menusë në të gjithë sektorët e shërbimit.
Kërkesat e profilit:
- Eksperiencë pune si shef kuzhine.
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi produktet ushqimore, ingredientët e gatimit si dhe të dijë të analizojë kostot për çdo produkt menuje.
- Të jetë krijues në prezantimin e menuve të reja, duke ruajtur ekuilibrin midis shijeve të konsumatorit dhe filozofisë së shoqërisë.
- Të njohë shumë mirë kuzhinën mesdhetare, si dhe të ketë njohuri të mjaftueshme mbi kuzhinën ndërkombëtare.
- Të ketë njohuri shumë të mira në trajtimin e produkteve të brumërave dhe pastiçerisë.
- Të ketë sensin e organizimit, disiplinës dhe bashkëpunimit në grup.
- Njohja e gjuhës angleze dhe programeve bazë kompjuterike përbën avantazh.
PAGESA:Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 28/05/2021.
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
Në bazë të ligjit për mbrojtjen e të Dhënave Personale Nr.9887, datë 10.03.2008, të gjitha CV-të e dërguara pranë kompanisë tonë trajtohen dhe ruhen me konfidencialitet të plotë.
APPLY ONLINE →
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.