Albania, Tirana
INXHINIER NDERTIMI
October 9, 2020Job Description
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine, Greqi dhe USA. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një nga klientet tanë prestigjioz në fushën e ndërtimit jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:
Inxhinier ndërtimi
PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM
Inxhinieri i ndërtimit ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit (te objektit) ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne certifikimin e punimeve dhe dorezimin e objektit.
Pergjegjesite kryesore:
- Planifikon menyren e realizimit te objektivave, perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre;
- Identifikon risqet kryesore ne realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek Drejtuesi Teknik;
- Identifikon problemet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se tyre;
- Raporton ne menyre periodike (javore) tek Administratori duke dorezuar dhe dokumentet suportues per punen e bere ne kantier;
- Ndjek dhe siguron qe rregullat e etikes dhe disiplines ne pune te zbatohen me korrektesi;
- Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen;
- Pergjegjesite e vecanta;
- Para fillimit te punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas listes bashkengjitur;
- Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
- Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit,preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
- Harton grafikun e punimeve mbi te cilin do lidhen te gjithe kontratat e sipermarrjes;
- Raporte ditore/ javor dhe raporte per vendosje ne veper te materialeve specifike si hekur, beton (Raporte te cilat jane aprovuar edhe nga Mbikqyresi i Punimeve);
- Regjistrin e kontabilitetit teknik ne kantier (pasqyrohet puna dhe materialet e perdorura ne veper, ne perputhje me kerkesat e akteve, ligjore e nenligjore ne fuqi dhe te specifikimeve teknike);
- Ben organizimin dhe ndarjen e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne object;
- Ne kordinim me Departamentin e Prokurimeve, ben porosite e materialeve, pajisjeve dhe makinerive te nevojeshme per realizimin e projektit;
- Pasi te behet Plani i Sigurisë dhe Koordinimit (PSK) per secilin kantjer ben instruktimin e punetoreve dhe stafit vartes ne kantjer nje here ne muaj mbi zbatimin e rregullores se sigurimit teknik, mbrojtjen ne pune dhe mbrojtjen e mjedisit. Instruktimi dokumentohet duke mbledhur firmat e punonjesve;
- Kujdeset qe te mos lejohet prania e personave te pa-autorizuar ne kantjer;
- Ndjek zbatimin e kontratave te sipermarrjes per punimet qe kryhen nga Nenkontraktoret ne objekt dhe eshte pergjegjes per mbledhjen e dokumentacioneve qe kerkohen ne vijim te kontrates ne fuqi;
- Ndjek dhe ploteson cdo dite Liste prezencen e punonjesve ne kantjer;
- Harton librezen e masave per punimet qe kryhen dhe e raporton cdo jave prane Administratorit se bashku me situacionin e punimeve;
- Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te objektit;
- Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie (vendos shenime ne fature ne rast mungese te certifikatave);
- Ndjek kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer.
KËRKESAT E PROFILIT:
- Të ketë mbaruar Fakultetin per Inxhinieri Civile (ndërtimi);
- Një diplomë pasuniversitare përben avantazh;
- Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune ne projekte civile (rezidenca banimi dhe tregtare), nga te cilat te kete minimum 2 projekte te drejtuara nga fillimi deri ne dorezim;
- Të ketë njohuri shume të mira të Gjuhës Angleze;
- Të përdorë shume mirë programet Autocad dhe Microsoft office dhe të ketë njohuri të mira rreth teknologjisë së informacionit;
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit;
- Të ketë aftësi organizative dhe të jetë i aftë në identifikimin dhe vendosjen e prioriteteve;
- Të ketë aftësi të mira analitike për zgjidhjen e problemeve dhe të ofroj këshilla teknike për zgjidhjen e tyre;
- Të ketë saktësi në punë dhe të kushtoj vëmëndje maksimale detajeve;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuse;
- Të jetë i aftë të bashkëpunoj në grup dhe të delegoj detyra;
- Të jetë i vetëmotivuar dhe i orientuar drejt arritjes së rezultateve.
PAGESA:Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë. Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 3430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 09/10/2020
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.