Albania, Tirana
Drejtues të Departamentit të Mirëmbajtjes
July 1, 2020Job Description
Në emër të një nga klientet tanë një kompani shumë e njohur në fushën e shërbimeve me fokus sektorin e Restoracionit dhe Catering-ut, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:
Drejtues të Departamentit të Mirëmbajtjes
Eksperienca dhe aftësitë administrative për të menaxhuar dhe drejtuar departamentin e mirëmbajtjes janë kriteret kryesore dhe fokusi ynë.
PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM
Eksperienca dhe aftësitë administrative për të menaxhuar dhe drejtuar departamentin e mirëmbajtjes janë kriteret kryesore dhe fokusi ynë.
Detyrat/Përgjegjësitë kryesore:
- Drejton repartin e Mirëmbajtjes dhe Riparimeve të kompanisë;
- Mban përgjegjësi dhe monitoron të gjithë aspektet teknike për mirëmbajtjen dhe riparimet e të gjitha defekteve elektrike, mekanike, hidraulike, frigoriferike, etj.;
- Menaxhon dhe ndjek ecurinë e punimeve në faza, që nga projekt ideja, zbatimi dhe faza e perfundimit të tyre;
- Përgatit dhe dorëzon prezantime për projekte të ndryshme të profilit të tij të punës sipas nevojave;
- Përgatit raporte periodike mujore dhe vjetore të punës;
- Përgatit dhe kontrollon planet ditore të punës të ekipit/vartësve të tij.
KËRKESAT E PROFILIT:
- Të ketë eksperience pune dhe aftësi shumë të mira drejtimi, komunikimi dhe negocimi;
- Të jetë me arsim të lartë ose arsim te mesem profesional (Mekanike, Elektrike, Elektronike, etj);
- Dëshmi të aftësive profesionale përbëjnë avantazh.
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 3430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 01/07/2020
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
APPLY ONLINE →
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.