Kosova, Prishtina
UDHËHEQËS I DEPARTAMENTIT TË BIZNESIT
May 7, 2021Job Description
Job Good! Life Good!
The HeadHunter Group është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të klientit tonë, po kërkojmë të punësojmë në ,Prishtinë:
UDHËHEQËS I DEPARTAMENTIT TË BIZNESIT – PRISHTINË
PËRSHKRIMI I PUNËS:
- Planifikon, organizon, kontrollon, implementon dhe vlerëson të gjitha operacionet që lidhen me Departamentin e Biznesit;
- Përgatitë dhe propozon planet dhe objektivat tremujore dhe vjetore të Departamentit në bazë të strategjisë vjetore;
- Analizon tregun dhe merr iniciativa të ndryshme me qëllim të zhvillimit të biznesit;
- Menaxhon projektet afatëshkurtëra dhe afatgjata të zhvillimit të biznesit;
- Siguron që procedurat e brendshme të Departamentit të jenë në përputhje me interesat e Institucionit;
- Zhvillon rrjetin, kontakton, mbikëqyrë dhe ndihmon në mënyrë të vazhdueshme agjentët.
KËRKESAT E PROFILIT :
- Diplomë universitare në administrim biznesi, ekonomik apo në fusha tjera të ngjashme;
- Përvojë 3 vjeçare në zhvillim biznesi, administrim biznesi, marketing apo të ngjashme;
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
- E preferueshme njohja e gjuhës serbe-kroate;
- Aftësi të shkëlqyera menaxheriale;
- Shkathtësi të larta organizative dhe analitike.
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: k.qorraj@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z.Kreshnik QORRAJ (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 07/05/2021.
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.