Shqiperia, Tirana
PËRFAQËSUES SHITJESH NË SHOWROOM
February 11, 2020Job Description
Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani ndërkombëtare në fushën e elektroshtëpiakeve, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:
Përfaqësues shitjesh në showroom
Roli dhe përgjegjësitë:
- Sigurohet për përmbushjen e standarteve vizuale të showroom-it në përputhje me standartet e kompanisë;
- Bën prezantimin dhe promovimin e produkteve për klientët e interesuar;
- Krijon, zhvillon dhe ruan mardhëniet pozitive të biznesit dhe kilentve;
- Kujdeset për zgjidhjen e problemeve të konsumatorve dhe ankesave që mund të kenë;
- Kujdeset për arritjen e objektivave të shitjes;
- Kordinohet me ekipin për pjesën e shitjeve.
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Diplomë universiteti;
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Njohuri te mira te gjuhës angleze
- Eksperiencë e mëparshme në shitje;
- Menaxhon mirë stresin dhe fluksin e lartë të punës;
- Është një dëgjues i mirë dhe reagon mirë ndaj kritikave.
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e celularit + 355 68 607 7430 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 11/02/2020.
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.