Kosova,
Menaxher i Depos-Gjakove
September 7, 2020Job Description
The HeadHunter Group është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje- Hercegovine dhe SHBA. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një nga klientet tanë prestigjioz në industrinë e Prodhimit jemi duke kërkuar në Menaxher Depo ne Gjakove – Kosove:
Menaxheri efektiv i Depos drejton operacionet e pranimit, deponimit dhe
shpërndarjes së produktit.
Kandidati i përzgjedhur do të mbikëqyr pranimin efikas të mallit, ruajtjen, ngritjen e cilësisë së shërbimit dhe punës, dhe dërgimin/distribuimin e një larmie të gjerë produktesh. Mbi të gjitha, ju duhet të jeni në gjendje të siguroni se objektivat e produktivitetit janë arritur dhe se të gjitha proceset e deposë janë duke shkuar mirë dhe shpejt.
Përgjegjësit kryesore të pozitës janë:
• Menaxhon në mënyrë strategjike depon në përputhje me politikat dhe vizionin e kompanisë
• Mbikëqyr operacionet e pranimit, deponimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes
• Rregullon hapësirën e punës dhe siguron përdorimin efikas të saj
• Inicion, koordinon dhe zbaton politikat dhe procedurat optimale operative
• Respekton të gjitha kërkesat e legjislacionit për deponimin, trajtimin dhe transportin e produkteve
• Ruajtja e standardeve të higjienës, sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës
• Menaxhon kontrollin e stokut dhe bënë barazimin me sistemin e ruajtjes së të dhënave (WMS – Warehouse Management System)
• Përgatit buxhetin vjetor për njësinë e tij
• Planifikon rotacionet e punës dhe cakton detyra siç duhet dhe vlerëson rezultatet
• Rekruton, zgjedh, orienton, trajnon, dhe motivon punonjësit
• Harton rregullisht raporte dhe statistika (raporti i statusit IN / OUT, raporti i stoqeve të humbura etj.)
• Pranon vlerësime nga Mbikëqyrësi dhe monitoron cilësinë e shërbimeve të ofruara
Kërkesat minimale
• Se paku 5 vite përvojë pune si Menaxher i Deposë
• Ekspertizë në procedurat e administrimit të depove dhe praktikave të mira lidhur me të
• Aftësi të dëshmuar për të zbatuar nisma për përmirësimin e procesit
• Njohuri të forta lidhur me Indikatorët Kyç të Performancës (KPI) në lëminë e deposë
• Përvojë në përdorimin e sistemeve kompjuterike te menaxhimit te deposë dhe databazave.
• Shkathtësi dhe aftësi drejtuese për të menaxhuar stafin
• Aftësi të forta për vendimmarrje dhe zgjidhje të problemeve
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi
• Diplomë universitare në logjistikë, menaxhim të zinxhirit të furnizimit ose administrim biznesi
Ne ofrojmë:
- Kontratë pune me periudhë të pacaktuar, pas perfundimit të suksesesshëm të periudhës së provës.
- Shpenzimet e udhëtimit
- Sigurim shëndetësor
- Trajnime të vazhdueshme
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: k.qorraj@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z. Kreshnik QORRAJ në numrin e telefonit +383 44 224 466 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 7/09/2020
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.