Shqiperia, Tirana
AGJENT SHITJESH
March 22, 2021Job Description
Në emër të një prej klientëve tanë, po kërkojmë në Tiranë:
AGJENT SHITJESH
Përgjegjësitë kryesore dhe kërkesat e profilit:
- Punëmarrësi do të punojë në terren dhe do të merret me shitjen dhe shpërndarjen e produkteve, si dhe gjetjen e klientëve të rinj të mundshëm.
- Mbajtjen në rregull të dokumentacionit shoqërues të produkteve që dalin nga magazina e kompanisë me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e tyre.
- Përpilimin e faturës tatimore të shoqëruara me faturën e kasës fiskale. për produktet që shiten.
- Përpilimin e faturës së shoqërimit.
- Mbajtjen në rregull dhe në gjendje pune te telefonit /tabletit, të kasës fiskale dhe printerit të lidhur me kasën fiskale.
- Raportimin e shitjeve ditore dhe dorëzimin e faturave dhe shumave të arkëtuara për shitjet, çdo ditë në orarin e mbylljes së punës.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e celularit + 355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 22/03/2021.
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.