Kosova,

Menaxher i Depos-Gjakove

September 7, 2020

Job Description

The HeadHunter Group është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje- Hercegovine dhe SHBA. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një nga klientet tanë prestigjioz në industrinë e Prodhimit jemi duke kërkuar në Menaxher Depo ne Gjakove – Kosove:


Menaxheri efektiv i Depos drejton operacionet e pranimit, deponimit dhe shpërndarjes së produktit.

Kandidati i përzgjedhur do të mbikëqyr pranimin efikas të mallit, ruajtjen, ngritjen e cilësisë së shërbimit dhe punës,  dhe dërgimin/distribuimin e një larmie të gjerë produktesh. Mbi të gjitha, ju duhet të jeni në gjendje të siguroni se objektivat e produktivitetit janë arritur dhe se të gjitha proceset e deposë janë duke shkuar mirë dhe shpejt.

Përgjegjësit kryesore të pozitës janë:

• Menaxhon në mënyrë strategjike depon në përputhje me politikat dhe vizionin e kompanisë

• Mbikëqyr operacionet e pranimit, deponimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes

• Rregullon hapësirën e punës dhe siguron përdorimin efikas të saj

• Inicion, koordinon dhe zbaton politikat dhe procedurat optimale operative

• Respekton të gjitha kërkesat e legjislacionit për deponimin, trajtimin dhe transportin e produkteve

• Ruajtja e standardeve të higjienës, sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës

• Menaxhon kontrollin e  stokut dhe bënë barazimin me sistemin e ruajtjes së të dhënave (WMS – Warehouse Management System)

• Përgatit buxhetin vjetor për njësinë e tij

• Planifikon rotacionet e punës dhe cakton detyra siç duhet dhe vlerëson rezultatet

• Rekruton, zgjedh, orienton, trajnon, dhe motivon punonjësit

• Harton rregullisht raporte dhe statistika (raporti i statusit IN / OUT, raporti i stoqeve të humbura etj.)

• Pranon vlerësime nga Mbikëqyrësi dhe monitoron cilësinë e shërbimeve të ofruara

Kërkesat minimale

• Se paku 5 vite përvojë pune si Menaxher i Deposë

• Ekspertizë në procedurat e administrimit të depove dhe praktikave të mira lidhur me të

• Aftësi të dëshmuar për të zbatuar nisma për përmirësimin e procesit

• Njohuri të forta lidhur me Indikatorët Kyç të Performancës (KPI) në lëminë e deposë

• Përvojë në përdorimin e sistemeve kompjuterike te menaxhimit te deposë dhe databazave.

• Shkathtësi dhe aftësi drejtuese për të menaxhuar stafin

• Aftësi të forta për vendimmarrje dhe zgjidhje të problemeve

• Aftësi të shkëlqyera komunikimi

• Diplomë universitare në logjistikë, menaxhim të zinxhirit të furnizimit ose administrim biznesi

Ne ofrojmë:

  • Kontratë pune me periudhë të pacaktuar, pas perfundimit të suksesesshëm të periudhës së provës.
  • Shpenzimet e udhëtimit
  • Sigurim shëndetësor
  • Trajnime të vazhdueshme

PAGESA: Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: k.qorraj@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z. Kreshnik QORRAJ në numrin e telefonit +383 44 224 466 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 7/09/2020

Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.