Shqiperia, Tirana

MENAXHER PROJEKTI

January 6, 2021

Job Description



 

PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM

Në emër të një prej klientëve tanë,kompani projektuese elektrike,jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

Menaxher Projekti

Menaxheri I Projektit  planifikon, organizon dhe kontrollon punimet për të qendruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar brenda afateve të paracaktuara pa cenuar cilesinë e punimeve. Orienton grupet e punes në objekte dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të rregullores së sigurimit teknik.Gjithashtu, është përgjegjës për zhvillimin e projekteve elektrike, dhe zbatimin e sistemeve/instalimeve elektrike në te gjitha objektet që kompania zhvillon.

Detyrat kryesore:

  • Koordinon përgatitjen e dokumentacionit të duhur tekniko–ligjor për institucionet respective;
  • Kordinon punen midis grupeve të ndryshme në objektet ku do kryhen punimet elektrike;
  • Harton planet e zhvillimit te projekteve dhe është përgjegjës për zbatimin e tyre;
  • Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punimet e specialistëve elektrikë duke u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas standarteve dhe parametrave të përcaktuara në project;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
  • Shqyrton dhe harton kostot e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
  • Udhëheq hartimin dhe rakordimin e situacioneve mujore me investitoret;
  • Harton dhe mbikqyr planin për mirëmbajtjen periodike të sistemeve elektrike ne përputhje me standartin teknologjik.
KËRKESAT E PROFILIT:
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike. I preferuar profilizimi ne drejtimin energjitik;
  • Nivel eksperience pune jo me pak se 5(pese) vite në pozicione të ngjashme;
  • Njohuri te mira te  programeve: Autocad, llogaritje Teknike Elektrike / DIALUX , etj. 

AFTËSI TË TJERA:

  • Të njohë dhe interpretojë skemat elektrike të fuqisë dhe komandimit;
  • Të njohë dhe të interpretojë skemat e qarqeve elektronike të fuqisë dhe kontrollit;
  • Të njohë llogaritjet teknike-elektrike të impianteve elektrike;
  • Furnizim,shpërndarje,komandim të energjisë elektrike dhe sinjaleve TM/TU;
  •  Aftësi të mira në projektimin dhe koordinimin e punimeve elektrike;
  •  Njohuri në përpilimin e preventivave dhe kontratave për sipërmarje në instalimet elektrike;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;                        
  • Të zotërojë etikë dhe integritet professional;
  •  Aftësi për të punuar në grup dhe iniciativë;
  •  Të jetë i pajisur me patentë të vlefshme drejtimi.

PAGESA:Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë. Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 06/01/2021



APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.