Shqiperia, Tirana
MENAXHER OPERACIONAL
July 16, 2021Job Description
Në emër të një prej klientëve tanë, operatori i Terminalit Lindor të Portit të Durrësit ,jemi duke kërkuar për:
MENAXHER OPERACIONAL
Përgjegjës për organizimin, menaxhimin dhe monitorimin e operacioneve të përpunimit të mallrave në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit duke u siguruar më parë për sigurinë dhe shëndetin, efikasitetin, efiçencën operacionale dhe mbrojtjen e mjedisit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatit paraprakisht planin operacional të aktiviteteve në terminal duke përfshirë:
-ndërveprimin me dispeçerinë qendrore të apd-së, agjentë detarë, spedicionerë, pronarë malli, oficer anijesh, survejorë, etj. që lidhen legjitimisht me operacionet dhe/ose mallin në funksion të optimizimit të operacioneve;
-sigurimin e gatishmërisë së mjeteve e mekanizmave. Mban kontakte me kompaninë e mirëmbajtjes teknike dhe me ofrues shërbimesh dhe produktesh për t’u përdorur në raste mungesash të brendshme;
-sigurimin e gatishmërisë së infrastrukturës dhe të trafikut në funksion të planit operacional;
-sigurimin që plani operacional nuk cënon kushtet teknike të infrastrukturës dhe kapacitetet teknike të mjeteve dhe paisjeve;
-vlerësimin paraprak të efiçencës së burimeve (njerëzore, infrastrukturore dhe mjete e mekanizma) për t’u përdorur;
-bashkërendimin e aktiviteteve për pritjen, depozitimin, manipulimet dhe nisjen e mallrave;
-bashkërendimin e aktivitetin operacional në përputhje me kushtet e autorizimit doganor;
-planifikimin e burimeve njerëzore të përshtatshme dhe kualifikuara, infrastrukturës dhe mjeteve e mekanizmave për t’u përdorur në funksion të planit operacional;
-sigurimin që infrastruktura e përdorur/ndikuar të pastrohet dhe të jetë e gatshme për t’u ripërdorur bashkërenduar burimet e brendshme me ato të kompanisë së mirëmbajtjes;
-sigurimin që mjetet e mekanizmat e përdorur të kthehen në gjendjen e gatshme për t’u përdorur duke bashkërenduar burimet e brendshme me ato të kompanisë së mirëmbajtjes;
-efikasitetin dhe efiçencën e planit operacional duke u konsultuar më parë me eprorët dhe vartësit dhe më pas duke i detajuar këtyre të fundit proçedurat;
-asistencën në hetimin e aksidenteve/incidenteve në prag-ndodhje apo të ndodhura në zonën e terminalit;
-dhënien e instruktimeve të hollësishme burimore për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e punonjësve për kryerjen e operacioneve sipas planit të parashikuar dhe monitorimin e zbatimit të tyre;
- Ndjek zbatimin e planit për ofrimin e shërbimeve operacionale në mënyrën më të sigurtë, efikase, efiçente dhe në mbrojtje të mjedisit nga ndotjet;
- Kërkon nga vartësit raportim periodik mbi ecurinë dhe jep këshillat në përmirësim dhe/ose zgjidhje të situatave dhe raporton gjithashtu periodikisht tek eprori;
- Mbledh të dhënat mbi burimet e përdorura, analizon dhe vlerëson efikasitetin dhe efiçencës operacionale dhe i raporton duke i shoqëruar me sygjerime për përmirësime;
- Planifikon nevojat shtesë për burime njerëzore dhe mjete e mekanizma për vazhdimësinë e aktivitetit;
- Reagon energjikisht, në mënyrë pro-aktive, duke marrë iniciativa në përputhje me standartet dhe legjislacionin për zgjidhjen optimale të divergjencave që mund të rezultojnë nga ecuria e operacioneve.
Kërkesat e profilit:
- Arsimim në degën e detarisë, profil navigacion/menaxhim portual;
- Shtatë vite përvojë në fushën e detarisë, preferueshëm edhe në sektorë operacionalë portualë;
- Aftësi të mirë në gjuhën angleze, në të shkruar dhe folur;
- Aftësi për të përdorur programet kompjuterike standarte;
- Aftësi organizative, planifikuese të burimeve me efikasitet dhe efiçencë,
- Aftësi proaktive për të marrë iniciativa në situatat e nevojshme që lidhen me detyrën;
- Të jetë pozitiv dhe konstruktiv përballë problemeve, i orientuar drejt përfitimeve të përbashkëta kompani – klient;
- Aftësi për të zgjidhur problemet;
- Aftësi për të menduar dhe reflektuar në mënyrë analitike;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Aftësi për të drejtuar dhe për të punuar në grup.
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 3430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 16/07/2021.
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i datës 10.03.2008.
*The personal information that you put in your application will be protected and used only for recruitment purposes, based on the applicable law on personal data protection Law No. 9887, dated 10.03.2008.
*Ai sensi del Codice in materia di protezione dei dati personali N.9887 del 10.03.2008, tutti i CV inviati alla nostra azienda sono trattati e conservati nella massima riservatezza.
APPLY ONLINE →
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.