Shqiperia, Tirana
INXHINIER NDERTIMI-TIRANE
May 1, 2020Job Description
Në emër të një prej klientëve tanë prestigjiozë në fushën e ndërtimit jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:
Inxhinier ndërtimi
PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM
Inxhinieri i ndërtimit ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit (te objektit) ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne certifikimin e punimeve dhe dorezimin e objektit.
Pergjegjesite kryesore
- Planifikon menyren e realizimit te objektivave, perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre
- Identifikon risqet kryesore ne realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek Administratori
- Identifikon problemet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se tyre
- Raporton ne menyre periodike (javore) tek Administratori duke dorezuar dhe dokumentet suportues per punen e bere ne kantier
- Ndjek dhe siguron qe rregullat e etikes dhe disiplines ne pune te zbatohen me korrektesi
- Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen
- Pergjegjesite e vecanta
- Para fillimit te punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas listes bashkengjitur
- Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi
- Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet
- Per cdo ndryshim projekti dhe preventivi kerkon miratim zyrtar para zbatimit te ndryshimit
- Harton grafikun e punimeve mbi te cilin do lidhen te gjithe kontratat e sipermarrjes
- Raporte ditore/ javor dhe raporte per vendosje ne veper te materialeve specifike si hekur, beton (Raporte te cilat jane aprovuar edhe nga Mbikqyresi i Punimeve)
- Regjistrin e kontabilitetit teknik ne kantier (pasqyrohet puna dhe materialet e perdorura ne veper, ne perputhje me kerkesat e akteve, ligjore e nenligjore ne fuqi dhe te specifikimeve teknike)
- Ben organizimin dhe ndarjen e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt
- Jep sqarime dhe instruksione te vazhdueshme mbi organizimin e punes dhe zbatimin e projektit dhe kushteve teknike.
- Ne kordinim me Departamentin e Prokurimeve, ben porosite e materialeve, pajisjeve dhe makinerive te nevojeshme per realizimin e projektit
- Pasi te behet Plani i Sigurisë dhe Koordinimit (PSK) per secilin kantjer ben instruktimin e punetoreve dhe stafit vartes ne kantjer nje here ne muaj mbi zbatimin e rregullores se sigurimit teknik, mbrojtjen ne pune dhe mbrojtjen e mjedisit. Instruktimi dokumentohet duke mbledhur firmat e punonjesve
- Kujdeset qe te mos lejohet prania e personave te pa-autorizuar ne kantjer
- Eshte pergjegjes per mirembajtjen e lendes se pare dhe makinerive, si dhe programon sherbimet teknike qe duhen bere makinerive
- Ndjek zbatimin e kontratave te sipermarrjes per punimet qe kryhen nga Nenkontraktoret ne objekt dhe eshte pergjegjes per mbledhjen e dokumentacioneve qe kerkohen ne vijim te kontrates ne fuqi
- Pergatit ne menyre periodike list pagesat per punet qe realizohen nga nenkontraktoret, grupet e punes apo individe ne objekt
- Ndjek dhe ploteson cdo dite Liste prezencen e punonjesve ne kantjer
- Harton librezen e masave per punimet qe kryhen dhe e raporton cdo jave prane Administratorit se bashku me situacionin e punimeve
- Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe e raporton ne baze javore prane Administratorit
- Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te objektit
- Evidenton dhe paraqet kerkesat per ndryshime ne projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit prane Administratorit dhe departamentit inxhinierik
- Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper
- Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie (vendos shenime ne fature ne rast mungese te certifikatave)
- Identifikon produktet qe vine ne kantier dhe nuk perputhen me cilesine e kerkuar
- Ndjek kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer
- Raporton ne menyre periodike gjendjen e materialeve prane vepres (inventari)
KËRKESAT E PROFILIT:
- Të ketë mbaruar Fakultetin per Inxhinieri Civile (ndërtimi)
- Një diplomë pasuniversitare përben avantazh
- Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune ne projekte civile (rezidenca banimi dhe tregtare), nga te cilat te kete minimum 2 projekte te drejtuara nga fillimi deri ne dorezim
- Të ketë njohuri shume të mira të Gjuhës Angleze
- Të përdorë shume mirë programet Autocad dhe Microsoft office dhe të ketë njohuri të mira rreth teknologjisë së informacionit
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit
- Të ketë aftësi organizative dhe të jetë i aftë në identifikimin dhe vendosjen e prioriteteve
- Të ketë aftësi të mira analitike për zgjidhjen e problemeve dhe të ofroj këshilla teknike për zgjidhjen e tyre
- Të ketë saktësi në punë dhe të kushtoj vëmëndje maksimale detajeve
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuse
- Të jetë i aftë të bashkëpunoj në grup dhe të delegoj detyra
- Të jetë i vetëmotivuar dhe i orientuar drejt arritjes së rezultateve
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e celularit + 355 68 203 3430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 01/05/2020.
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.