Kosova, Prishtina

MENAXHERË TË PIKAVE TË SHITJËS – PEJË, DRENAS

December 9, 2019

Job Description

The HeadHunter Group është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine, Greqi,Serbi, Ҫipro dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një nga klientët tanë po kërkojmë të punësojmë në Kosovë,Prishtinë:


MENAXHERË TË PIKAVE TË SHITJËS  – PEJË, DRENAS

PËRSHKRIMI I PUNËS: 

 

  • Menaxhimi i procesit të përgjithshëm të punës në Pikën e Shitjes të Kompanisë.
  • Arritja e planeve të shitjes dhe objektivave të caktuara nga kompania.
  • Menaxhon dhe motivon stafin e degës.
  • Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri.
  • Promovon dhe shet produktet e kompanisë për persona fizik dhe biznese.
  • Përfaqëson denjësisht kompaninë tek publiku.
  • Përpilimi i raporteve në bazë të kërkesave të menaxhmentit.
  • Bashkëpunon ngushtë me menaxhmentin e kompanisë, për të kuptuar dhe zbatuar të gjitha nevojat dhe objektivat e biznesit.
  • Përpilon dhe menaxhon listën e stokut për të gjitha pasuritë e kompanisë.
  • Menaxhimi i kontratave me marrëveshje dhe përcjellja e punës së shërbimeve teknike deri në finalizimin e bashkëpunimit me klientin.
  • Kujdeset ndaj klientit ekzistues dhe angazhohet për rritjen e klientelës.
  • Kontrollimi i shpenzimeve operative të pikës së shitjes.
  • Kryerja e çdo pune tjetër që i kërkohet nga menaxhmenti e që ka të bëjë me pozitën e tij.

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Kandidatët duhet të kenë diplomë Universitare në Ekonomi/Administrim Biznesi ose të ngjajshme
  • Të ketë përvojë pune në detyra të ngjashme së paku 3 vite,
  • Të ketë përvojë pune në shitje.
  • Të posedojë aftësi udhëheqëse, aftësi të mira komunikimi, shkrimi dhe të jetë analist i mirë;
  • Të posedojë aftësi shumë të mira organizative, menaxhuese dhe raportuese
  • Të jetë fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale në treg;
  • Të jetë energjik, të ketë iniciativë dhe kreativitet.
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet e MS Office.
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera në gjuhën Angleze.
  • Të posedojë patentë shoferi.
  • Njohuri të produkteve dhe shërbimeve të Kompanisë (e preferueshme).

PAGESA:      Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: de.berisha@theheadhunter.com , për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj.Dezera BERISHA në numrin e telefonit +383 49 887 057 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 09 Dhjetor 2019. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për këtë pozitë, të shkruajnë pozitën për të cilën aplikojnë në “Subject Line”.


Provo suksesin me The HeadHunter! 
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër

[hapsirë]

mbiemër [hapsirë] CV).

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.