Albania, Tirana

RETAIL MANAGER

February 11, 2020

Job Description

Në emër të një prej klientëve tanë,një kompani ndërkombëtare në fushën e elektroshtëpiakëve, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

RETAIL MANAGER

Përgjegjësitë kryesore:

  • Vizita sistematike të pikave të shitjes;
  • Gjetja e klientëve të rinj dhe ndjekja e marrëdhënieve me ta;
  • Kontrolli, mbikëqyrja e produkteve të kompanisë në pikat shitëse;
  • Marrja e porosive nga pikat shitëse
  • Mbikëqyrja sitematike në pikat shitëse në mënyrë që të mos ketë mungesë të produkteve në asnjë moment;
  • Analiza e sasisë së porosive me qëllim shmangien e mungesës së produkteve ose mbingarkesës;
  • Raporton për gjendjen në treg, në mënyrë të veçantë për mallrat konkurrente si dhe për çfarëdo vërejtje apo sugjerim tjetër nga blerësit;
  • Mban evidencë ditore për punën në terren, referon vështirësitë eventuale dhe propozon zbatimin e masave të caktuara për raste konkrete;
  • Prezanton produktet e reja tek të gjithë klientët të cilët viziton;
  • Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhenieve me klientët;
  • Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e klientëve.

Kërkesat e profilit:

  • Arsimi i lartë;
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar;
  • Të njohin mirë gjuhën angleze;
  • Të kenë njohuri shumë të mira mbi teknologjinë e informacionit dhe aplikimet e saj;
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 11/02/2020. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

 Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.