Shqiperia, Tirana

MENAXHER PROKURIMESH

December 17, 2019

Job Description

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
 është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët.  Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani që zhvilon dhe prodhon produkte për sisteme elektromekanike ,po kërkojmë në Tiranë:

Menaxher Prokurimesh

Detyrat kryesore:

  • Eshtë përgjegjës për gjetjen e furnitorëve të përshtatshëm sipas kërkesave të kompanisë;
  • Eshtë përgjegjës për negociatat me furnitorët për kushte sa më të mira;
  • Merr përsipër lidhjen e kontratave me furnitorët në emër të kompanisë;
  • Kontrollin e kontratave të lidhur me furnitorët dhe ndjekjen e kushteve të tyre;
  • Respekton procedurën e marrjes së 3 ofertave për blerjet;
  • Kryen procesin e blerjes sipas kërkesave duke respektuar procedurën e kompanisë duke kontrolluar, përcaktuar sasitë dhe stabilizuar afatin e dorëzimit të materialeve të blera;
  • Merr në ngarkim materialet që do të duhet të blehen sipas faturave përkatëse;
  • Egzaminon tregun për gjetjen e furnitorëve më të mirë;
  • Kryen blerjet për departamentin e Prodhimit, Tekniken por gjithashtu edhe blerjet Administrative;
  • Kryen blerjet e shërbimeve të ndryshme për kompaninë (për shërbime specifike kur I kërkohet një detyrë e tillë);
  • Bashkëpunon me departamentin Teknik,Inxhinierik,Prodhimin për specifikat mbi produktet që duhet të blehen;
  • Kontrollon blerjet dhe ndërton kulturën e optimizimit të blerjeve në mënyre që në afatgjatë të sigurojë kosto të përshtatshme blerjesh për kompaninë;
  • Kryen analiza të ndryshme të tregut(benchmarking)

Kërkesat e profilit:

  • Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme në këtë profil;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Diplomë universitare
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me eprorët dhe kolegët;
  • Aftësi analitike, negociuese dhe I aftë të punojë në grup.

PAGESA: Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: s.biba@theheadhunter.com, spër çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Sonila BIBA në numrin e telefonit +355 68 607 7551  (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 17/12/2019. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.