Shqiperia, Tirana

AGJENT SHITJESH

May 11, 2021

Job Description

Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani prestigjioze në fushën e distribucionit me një gamë të gjerë produktesh,jemi duke kërkuar:

                               AGJENT SHITJESH

Agjenti i shitjes do të mbikëqyrë marrëdhëniet e kompanisë me klientët e saj të rinj apo ekzistues.Ju do të jeni përgjegjës për marrjen dhe mirëmbajtjen e klientëve duke kuptuar kërkesat e tyre.Qëllimi është që të kontribuojmë në mbajtjen dhe zhvillimin e biznesit për të arritur sukses afatgjatë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi i një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme midis klientëve kryesorë dhe kompanisë;
  • Kuptimi plotë i nevojave dhe kërkesave kryesore të klientit;
  • Zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues duke propozuar vazhdimisht zgjidhje që përmbushin objektivat e tyre dhe sjelljen e klientëve të rinj;
  • Sigurimi që produktet dhe shërbimet e duhura u janë dorëzuar klientëve në kohën e duhur;
  • Të shqyrtojë dhe zgjidhë çdo çështje apo ankesë të klientët;
  • Gjenerimi I shitjeve të reja dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të maksimizuar fitimin
  • Detyra të tjera që mund të caktohen duke marrë parasysh pozicionin.

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë Universitare;
  • Eksperiencë e mëparshme si agjent shitje (1-2 vite);
  • I orientuar drejt qëllimit për të maksimizuar shitjet;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve me profesionistë të të gjitha niveleve organizative;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe negociuese;
  • Leje Drejtimi.

PAGESA: Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 607 7430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 11/05/2021. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Në bazë të ligjit për mbrojtjen e të Dhënave Personale Nr.9887, datë 10.03.2008, të gjitha CV-të e dërguara pranë kompanisë tonë trajtohen dhe ruhen me konfidencialitet të plotë.

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.