Shqiperia, Tirana
ARKITEKT/E
April 28, 2021Job Description
Në emër të një nga klientet tanë prestigjioz në fushën e ndërtimit jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:
ARKITEKT/E
PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM
Arkitekti/ja ka per detyrë të njoh shumë mirë projektin e zhvilluar deri në detajet më specifike. Monitoron punimet në objekt dhe bashkëpunon me inxhinierët e objektit për realizimin e punimeve në përputhje me projektin. Përgatit vizatimet 2D dhe 3D, pasqyron ndryshimet arkitekturore në mbështetje të kantierit.
Pergjegjesite kryesore:
- Propozon zgjidhje arkitektonike, si nga ana funksionale dhe nga ana estetike;
- Fokusi eshte tek detajet;
- Suporton kantierin me vizatime per cdo ze pune;
- Ngre godinen ne 3D dhe nxjerr volumetrite e materialeve;
- Pjese e grupit te punes qe perzgjedh materialet, si dhe propozon zgjidhje alternative;
- Mbikqyre cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës;
- Kordinim i punës me klientët, në bazë të ndryshimeve të projektit, azhornimet dhe pergatitjen e preventivit perkates;
- Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.
Kualifikimet/Kerkesat:
- Diplome e arsimit te lartë, Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikes, profili Arkitekture;
- Një diplomë pasuniversitare përbën avantazh;
- Eksperience pune 5 vjet;
- Kreativitet;
- Aftësi grafike;
- Njohje e gjuhës Angleze;
- Të zotërojë shumë mirë programet : Paketa Microsoft / Adobe, Autocad 2D / 3D, 3Dmax (ose program tjetër renderizimi ), Photoshop / Ilustrator;
- Revit përbën avantazh;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese me kolegët.
PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj.Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 3430 (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 28/04/2021.
Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.