Shqiperia, Tirana

MENAXHER RAJONAL SHITJESH

June 11, 2020

Job Description

Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani e njohur ne tregun shqiptar,po kërkojmë në Tiranë:

MENAXHER RAJONAL SHITJESH


Përgjegjësitë kryesore:
• Kërkon dhe synon klientë të rinj;
• Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj, përfitimet, bonuset, skemat e ndryshme dhe çdo lloj komunikimi në lidhje me mbledhjen e informacionit të tregut;
• Është përgjegjës për zhvillimin dhe kryerjen e aktiviteteve të shitjes në tregun e tij të caktuar;
• Përcakton kërkesat e biznesit të klientit dhe nëse produktet që konsiderohen janë të përshtatshme;
• Mirëmban të dhëna të sakta për të gjitha raportimet, shitjet dhe raportet e aktivitetit të paraqitura nga mbikëqyrësi i tij;
• Mirëmban njohuri të hollësishme për produktet ose shërbimet e kompanisë;
• Përgatit raporte mbi performancën e shitjes;
• Përmbush detyra të reja të caktuara nga kompania në kuadër të arritjes së misionit dhe qëllimit të saj

Kërkesat e profilit:
• Të ketë kryer studimet e larta;
• Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh;
• Njohje të gjuhës angleze;
• Aftësi prezantuese;
• Aftësi komunikimi me shkrim dhe me gojë;
• Aftësi në përdorimin e mjeteve si Webflex, Paketa Office;
• I orientuar ndaj zbatimit të afateve, aftësi koordinuese dhe komunikim të mirë në grup.

PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 3430 (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 11/06/2020.

APPLY ONLINE →

Apply for this position
Please fill all the required fields,
so we can get back to you, Thank you for your interest.